Situata e COVID në Shqipëri, 695 raste të reja dhe 1 viktime në 24 orë

Situata e COVID në Shqipëri, 695 raste të reja dhe 1 viktime në 24 orë

Spitali infektiv

695 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa një person ka humbur jetën nga virusi. Rastet pozitive me COVID-19 kanë dalë nga 1803 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 319 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend, Ministria e Shëndetësisë raportoi 314.339 të shëruar nga virusi.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 2.873  pozitivë me COVID-19. 24 të infektuar po marrin trajtim në spital.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin kundër COVID.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Statistika (12 Gusht 2022)

Raste të reja ditore   695

Të shëruar në 24 orë   319

Të shtruar në spitale   24

Humbje jete në 24 orë    1

Testime ditore    1803

Testime totale    1,939,436

Raste pozitive     320,781

Raste të shëruara    314,339

Raste Aktive    2,873

Humbje jete    3,569

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   874

Fier    525

Durrës    356

Vlorë     275

Gjirokastër    242

Berat    124

Elbasan     118

Korçë    96

Shkodër   91

Lezhë    81

Dibër   62

Kukës   29

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE