Rritet numri i të infektuarve! Sot 831 qytetarë me COVID dhe 3 humbje jete

Rritet numri i të infektuarve! Sot 831 qytetarë me COVID dhe 3 humbje jete

Foto ilustruese

TIRANË- COVID-19 ka marrë 3 jetë gjatë 24 orëve të fundit, teksa numri i të infektuarave vijon të jetë në nivele të qëndrueshme, Sot si rezultat i 1975 testimeve të kryera, kanë rezultuar pozitiv me virusin 831. Nga ana tjetër, nuk ia dolën që të fitonin betejën me virusin një qytetar nga Durrësi 72 vjeç, një nga Shkodra 80 vjeç dhe një nga Elbasani 85 vjeç.

Tirana vijon të jetë qyteti me më shumë raste ditore.

“Rastet e reja janë 313 në Tiranë, 40 në Durrës, nga 33 qytetarë në Vlorë, Berat, 28 në Lushnje, nga 27 qytetarë në Fier, Sarandë, nga 22 qytetarë në Kavajë, Korçë, 19 në Devoll, 16 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Kuçovë, Elbasan, 14 në Gjirokastër, nga 13 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Skrapar, Prrenjas, nga 11 qytetarë në Bulqizë, Gramsh, nga 10 qytetarë në Kamëz, Divjakë, nga 9 qytetarë në Tepelenë, Dimal, 8 në Krujë, nga 7 qytetarë në Patos, Himarë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Dibër, nga 5 qytetarë në Delvinë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Tropojë, Selenicë, Maliq, Kolonjë, Poliçan, Librazhd, nga 2 qytetarë në Mat, Klos, Belsh, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Mirditë, Rrogozhinë, Roskovec, Finiq”, thuhet në njoftim.

 

Ministria e Shëndetësisë bën apel për vaksinim.

"Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.  Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet", bën me dije Ministria. 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë, teksa janë shëruar 795 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 305,745 që nga fillimi i epidemisë".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të  Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën