Covid, pas katër javësh rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Çeki

Covid, pas katër javësh rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Çeki

Në Republikën Çeke, numri i rasteve ditore me koronavirus ka pësuar rritjen më të madhe brenda katër javësh, ndërsa ka kaluar 100 për herë të parë këtë muaj, deklaroi Ministria çeke e Shëndetësisë.

Sipas saj, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 111 raste të reja, të cilat e çojnë në 8,586 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Prej tyre, mbi 5,600 janë shëruar.

Për viktima të reja nuk u raporta dhe numri i tyre mbetet 297.

Republika Çeke, si shumë vende të tjera në Evropë, ka mbyllur shkolla, dyqane dhe kufij, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Lehtësimi i masave të izolimit tashmë ka filluar.

Mesnatën e 17 majit ka përfunduar edhe gjendja e jashtëzakonshme, por disa kufizime kanë mbetur në fuqi.

Dyqanet e mëdha, qendrat tregtare dhe terracat e restoranteve janë hapur më 11 maj.

Liga e futbollit çek do të jetë ndër të parat në Evropë që do të nisë sërish nga 23 maji, por fillimisht pa spektatorë.


Lajmi kryesor:

162 viktima në Itali, mbi 4.8 milionë raste infeksioni në botë! Trump: Po trajtohem me hidroksilklorin


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?