Covid, shërohet nga infeksioni i koronavirusit kryeministri rus Mikhail Mishustin

Covid, shërohet nga infeksioni i koronavirusit kryeministri rus Mikhail Mishustin

Kremlini bëri të ditur se kryeministri rus, Mikhail Mishustin, është kthyer në punë, pasi është shëruar nga koronavirusi.

Kryeministri Mishustin njoftoi më 30 prill se ishte diagnostikuar me koronavirus.

Ai zhvilloi disa takime online me qeverinë e tij, derisa ishte në spital.

Të martën, autoritetet në Rusi thanë se kanë regjistruar edhe 9,263 raste të reja me koronavirus, të cilat e rrisin në 299,941 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë vend.

Shifra për 24 orët e fundit është nën 10,000 për të katërtën ditë me radhë.

Për pjesën më të madhe të muajit maj, numri ditor i të infektuarve në Rusi ka qenë mbi 10,000.

Autoritetet njoftuan të martën edhe për 115 viktima.

Me këtë shifër, numri total i viktimave nga koronavirusi në Rusi arrin në 2,837.


Lajmi kryesor:

162 viktima në Itali, mbi 4.8 milionë raste infeksioni në botë! Trump: Po trajtohem me hidroksilklorin


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?