Ndërsa ka rifilluar jeta e natës, janë hapur baret e restorantet dhe teksa plazhet kanë filluar të popullohen, një studim i kryer nga Universiteti i San Franciskos po na bën të mendojmë...
Sipas hulumtimit, të botuar edhe në 'Journal of Adolescent Health', një në tre të rinj të moshës 18-25 vjeç mund të sëmuret rëndë me Covid-19.
Të moshuar dhe të rinj
Autorët e studimit, pasi ekzaminuan të dhënat në lidhje me një kampion përfaqësues kombëtar në SHBA të rreth 8,400 meshkujve dhe femrave midis moshës 18 dhe 25 vjeç, dolën në përfundimin se meshkujt janë më të prirur të preken nga Covid.
Gjithashtu studimi tregoi se ndërsa pacientët mbi moshën 65 vjeç kanë një probabilitet dukshëm më të lartë për t'u shtruar në spital sesa të rinjtë, ky hendek nga dita në ditë po ngushtohet.
Në fakt, nga të dhënat e mbledhura nga 18 prilli e deri më 30 qershor, në javën e parë të hulumtimit kishte 8,7 spitalime për 100 mijë të rinj të grupmoshës 18-29 vjeç, dhe 128.3 spitalime për 100 mijë të grupmoshës mbi 65 vjeç.
Por në javën javën e fundit të qershorit, numrat ishin përkatësisht 34.7 spitalime për të rinjtë dhe 306.7 për të moshuarit, që do të thotë një rritje prej 299% spitalime për të rinjtë, dhe 139% për të moshuarit.
Me pak fjalë, megjithëse vlerat absolute janë akoma vendosmërisht në disavantazh për prindërit dhe gjyshërit, shtrimet në spital për nipërit dhe mbesat janë rritur me më shumë shpejtësi.
Zakoni i pirjes së duhanit
Ekipi i studiuesve të udhëhequr nga Sally Adams, përcaktoi gjithashtu se në mesin e 6,741 jo duhanpirësve, ndjeshmëria për të zhvilluar Covid19 në një formë më serioze është rreth 16% krahasuar me 31.5% te ata me vesin e konsumimit të duhanit.
Duke folur për duhanpirësit, autorët përfshinë jo vetëm përdoruesit e cigareve por edhe përdoruesit e cigareve elektronike në këtë kategori.