COVID, Tritan Kalo thirrje: Kujdes, imunizimi aktiv s'ka mbërritur në cakun e domosdoshëm për shkëputjen e zinxhirit të infeksionit

COVID, Tritan Kalo thirrje: Kujdes, imunizimi aktiv s'ka mbërritur në cakun e domosdoshëm për shkëputjen e zinxhirit të infeksionit

Mjeku Tritan Kalo

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, ndërsa thotë se drita në fund të tunelit të pandemisë së COVID sa vjen e zmadhohet, sërish bën thirrje për kujdes. Me një postim në Facebook, Kalo thotë se nuk duhet ulur vigjilenca dhe përkujdesja ndaj vetes dhe të afërmve sa kohë që koronavirusi rrezikon që të na infektojë. Sipas mjekut, imunizimi aktiv nga kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi i popullatës, nuk e ka mbërritur atë cak të domosdoshëm për këputjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit

"Nën grinë e këtij moti mespranveror ka më shumë dritë e ngrohtësi në mendjet e zemrat tona, sepse dita-ditës po shkurtohet udha e daljes nga “tuneli i gjatë i Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19”, dhe drita jeshile sa vjen e zmadhohet në fundin e tij....Kanë kaluar pothuajse 18 muaj, 1.5 vjet, nga observimi i rasteve të para të të sëmurëve në Ëuhan-in e largët të Kinës, dhe 15 muaj nga observimi i rasteve të para në Shqipëri....Shumë punë është kryer, shumë djersë e lot janë derdhur këto 18 muaj të Pandemisë....Në ndërkohë kemi patur qindra-mijra të sëmurë e jo më pak jetë të humbura në mbarë botën nga kjo “flamë”, duke përjetuar shumë e shumë drama të dhimbshme individuale e familjare, por fatmirësisht kemi përjetuar edhe shumë e shumë gëzime të ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen....KUJDES, të mos e nënvlerësojmë përkujdesin ndaj vetes dhe të afërmve tanë, për sa kohë virusi jetëlëndues e jetëmarës i Sars-Cov2/Covid-19 ende rrezikon të na infektojë, si dhe për sa kohë që imunizimi aktiv nga kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi i popullatës, nuk e ka mbërritur atë cak të domosdoshëm për këputjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit në mesin tonë", shkruan ai.

Kalo thotë se ditë më të mira na presin, por shton se kjo nuk duhet të na bëjë euforikë dhe të nënvlerësojmë masat. Ai bën i bën thirrje qytetarëve po ashtu që të pranojnë të vaksinohen.

"Ecuria e Pandemive të kësaj natyre ka ligjësitë e saja, diçka që e kam shprehur në një postim të shumë muajve më parë, andaj atë çka kemi mësuar prej tyre duhet ti kemi mjaft mirë parasysh.....Koha dhe ecuria e rasteve qartazi po e vërteton një parashikim të tillë....Lehtësimi gradual i masave kufizuese fatmirësisht po na krijon mundësitë socio-ekonomike e psikologjike të rigjallërimit të gjithçkaje në jetët tona....Ditë më të mira na presin, POR kjo nuk duhet të na bëjë euforikë dhe të nënvlerësojmë përkujdesin ndaj vetvetes dhe atyre që gjallërojnë pranë nesh....PËRSHPEJTIMI i ritmeve të vaksinimit në kohët e fundit është një masë e shumë-mirëpritur, për një ecuri edhe më pozitive të kësaj “flame mbarëbotërore”....KURRË mos hezitoni që të vaksinoheni sapo t’ju ofrohet një mundësi e tillë....NE mantelbardhët dhe trupa e ofrimit të përkujdesit shëndetsor jemi kurdoherë aty në vijën e parë të përballjes me Pandeminë e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid 19-, për të bërë më të mirën tonë në ofrimin e ndihmës sonë jetëshëruese....Ju duam dhe kurrë të mos ju mungojë besimi në Punën, Përkushtimin e Profesionalizmin tonë", shton Kalo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë