Covid, ulet numri i viktimave... Spanja heq ndalimin e fluturimeve me Italinë

Covid, ulet numri i viktimave... Spanja heq ndalimin e fluturimeve me Italinë

Spanja hoqi sot ndalimin e fluturimeve të drejtpërdrejta nga Italia, të vendosur qysh më 11 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ndalesa u hoq edhe për anijet nga Italia, megjithëse karantina e detyrueshme 14-ditore për udhëtarët që hyjnë në Spanjë, do të mbetet në fuqi.

Rënia e vdekshmërisë nga koronavirusi ka inkurajuar Spanjën të nisë lehtësimin e masave të izolimit. Kryeministri Pedro Sanchez, megjithatë, pritet të kërkojë nga parlamenti vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të qershorit.

Në kulmin e shpërthimit të koronavirusit, Spanja ka humbur qindra njerëz në ditë. Por, në 24 orët e fundit, ajo ka raportuar për 59 viktima, që është numri më i ulët në dy muajt e fundit.

Në total, Spanja ka regjistruar 27,709 viktima nga koronavirusi dhe mbi 230,000 të infektuar.

Italia qëndron pas Spanjës me numër të të infektuarve, por ka më shumë viktima.


Lajmi kryesor:

162 viktima në Itali, mbi 4.8 milionë raste infeksioni në botë! Trump: Po trajtohem me hidroksilklorin


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?