Covid/ Vaksina italiane nis të testohet në spitalin e Verona-s

Covid/ Vaksina italiane nis të testohet në spitalin e Verona-s

Eksperimentimi njerëzor i vaksinës italiane anti-Covid tek gjashtë vullnetarët e parë ka filluar tashme në spitalin e Verona-s.

Vullnetarët e paraqitur për vaksinë variojnë nga një student 18-vjeçar te një mjek 54-vjeçar, të gjithë nga Verona.

“Nëse për gjashtë muaj këta pacientë nuk shfaqin kundërindikacione dhe prodhojnë antitrupa – komentoi Stefano Milleri, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Klinike të Spitalit Borgo Roma në Verona -. Atëherë mund të themi se jemi në rrugën e duhur”.

Tri dozat e para të vaksinave të Grad-Cov2 ishin bërë tek vullnetarët e tjerë të mërkurën e kaluar në Romë në spitalin “Spallanzani”.

Prova e fundit është kryer nga Qendra Klinike e Kërkimit të Spitalit “Borgo Roma” në Verona, si pjesë e bashkëpunimit të nisur nga Universiteti i Verona me Spitalin “Spallanzani”.

Vaksina është “krijuar, prodhuar dhe patentuar nga kompania italiane e bioteknologjisë ReiThera e Castel Romano.

Ajo ka kaluar testet paraklinike të kryera si “in vitro” ashtu edhe “in vivo” në modelet e kafshëve, të cilat kanë nxjerrë në pah përgjigjen e fortë të imunitetit të induktuar dhe profilin e mirë të sigurisë.

Për këtë arsye u mor edhe miratimi për nisjes e fazës së eksperimentimit tek njerëzit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, Agjencia Italiane e Barnave dhe Komiteti Kombëtar i Etikës për urgjencën Covid-19.

“Nëse të gjitha planet respektohen, nga deri në vitin 2021, mund të prodhohen disa miliona doza.”, bënë të ditur përfaqësuesit e kompanisë farmaceutike italiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar