COVID-19 armë biologjike? Topi: Nuk besoj që Kina ta ketë vendosur nën kontroll virusin pa patur njohuri mbi të! Shumë shtete kanë potencial për ta përdorur

Që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit në të gjithë botën me publikimin e rasteve të para në Wuhan, janë artikuluar shumë teori të ndryshme ku implikojnë njeriun në përhapjen e saj. Duke u 'zhveshur' nga roli i politikanit, ish-presidentin Bamir Topi ka hedhur dyshime mbi fazat e lindjes dhe të përhapjes së këtij virusi në të gjithë botën. I ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv ai thotë se COVID-19 sillet në një mënyrë të ndryshme nga viruset e tjera duke hedhur dhe dyshime në mënyrën se si Kina e vendosi nën kontroll. Sipas tij, Kina ka pasur njohuri të mëparshme mbi këtë virus.

"Një situatë e tillë po shkon gati paralel për të gjithë vendet. Do ishte e tepërt të vetëakuzoheshim për keqmenaxhim në krahasim me të tjerët. Ky është një virus me një përhapje dhe një epidemiologji si asnjë virus tjetër. Marrëdhënia e virusit me të gjallët është shumë e ndryshme. Ne kemi variacione të mëdha gripërash që vijnë nga kafshët. Në analizën time, qoftë në daljen e këtij virusi në skenë, mënyra se si u mbajt i fshehur. Duke parë sjelljen e çuditshme të këtij virusi në Kinë apo në Europë. Kina ka rregulla jashtëzakonisht të forta. Nuk besoj që një popullsi prej 1 miliardë e 400 milionë ta vendosë kaq shpejt nën kontroll koronavirusin pa pasur më parë njohuri mbi të. Unë shoh qoftë si shkencëtar dhe politikan, shoh një situatë globale të papërgatitur për përballimin e kësaj situate. Ky virus pati një ulje në periudhën e verës dhe pranverës ku të gjithë menduan se u largua" - tha Topi.

Në anën tjetër, ish-presidenti Topi thotë se është i prirur të besojë tek shkenca dhe tek ekzistenca e koronavirusit. Por ai nuk le pa përmendur dhe mundësinë e përdorimit të këtij virusi si një armë biologjike.

"Duket sikur ky virus, infekton por nuk ka ato përmasa të një përhapje të gjerë. Pse po përjetohet si dramë? Sepse vendet europiane po preken më shumë. Kur flasim për një pandemi, përfytyroni që pandemia duhet të trajtohet në nivel global. Në rast se do i bëhet më e thellë se një analizë shkencore, në të gjithë arsenalin e armatimit. Ajo që mendoj është një supozim në bazë të potencialet e shteteve. Shtetet kanë armatim ushtarak dhe armatim bërthamor. Në arsenalin e tyre, sikurse kanë në literaturë, ata kanë dhe armë biologjike. Kam dyshimet e mia në mungesën e transparencës.

Çdo njeri, për më tepër njerëzit e fushës, kur bie një pandemi, pavarësisht se mjekët janë në luftë kundër koronavirusit, vendimarrja është politike. Deri më datë 14-15 janar, 1 javë përpara se në Wuhan të publikohej rasti i parë, ose kanë pasur dijeni, ose e kanë fshehur. Ky virus ka ardhur duke krijuar shumë probleme dhe duke krijuar jo thjesht dëmin financiar, por nuk mund ta imagjinoni se çfarë problemesh psikologjike ka shkaktuar tek njerëzit. Edhe ata që e kalojnë, ndonjëherë problemi më i madh është për ata që kanë informacion pasi e dinë se çfarë shkakton virusi" - tha Topi.

 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën