COVID-19/ Blegtoria në Zadrimë të Lezhës në krizë, fermeri: Mbyllja e restoranteve ka ulur kërkesën (VIDEO)

Që prej vënies në zbatim të masave shtrënguese të qeverisë për mbrojtjen nga koronavirusi i ri, sigurimi i tregut për shpendët është kthyer në një mision të vështire për Nard Kolecin nga fshati Fishtë i Lezhës. Fermeri 37-vjeçar aktualisht ka në mbarështim 4 mijë shpendë të llojeve të ndryshme, 200 prej të cilave janë bërë gati për treg prej kohësh. Por mbyllja e restoranteve ka ulur ndjeshëm kërkesën për këtë produkt, duke e vënë në vështirësi fermerin, i cili thotë se kjo situatë e gjeti të papërgatitur.

"Këtu kam rreth 200 kokë që janë për konsum si dhe 2000 e ca krerë rosa e 2000 kerë zogj. Ne në këtë kohë prisim të kishim shumë treg por kështu u këputëm në vend. Mua më shkon rreth 70 mijë lek kosto në ditë me ushqim për shpendët. Sot isha për furnizime,  kishin rritur dhe çmimet", tha Nard Koleci.

Në situatë të ngjashme janë edhe fermeret që merren me mbarështimin e bagëtive të imëta në zonën e Zadrimës. Ata thonë se tregu është bllokuar dhe sigurimi i ushimit për bagëtitë është me shumë kosto për ta.

"Ja ku e kemi mallin dhe nuk po mundim ta shesim. Ne nuk po shkojmë dot në treg të marrim ushqim për kafshët si dhe të ardhurat nuk i kemi të garantuara ne punojmë dhe shesim direkt", tha një tjetër fermer.

Për t’u ardhur në ndihmë fermerëve në zonën e Zadrimës, Altin Prenga i cili është gjithashtu prodhues i produkteve bujqësore dhe blegtorale, po mundëson transportin për shitjet online të shpendëve dhe bagëtive të imëta, por tregtia në distancë nuk e ka zëvendësuar kërkesën nga restorantet.

"Kemi arritur të bejmë një netëork midis prodhuesit dhe konsumatorit në Tiranë ku kemi vënë në dispozicion fugonin frigoriferik në mënyrë që fermeri të lidhet vetë me konsumatorin", tha sipërmarrësi i Agroturizmit Altin Prenga.

Gati 50% e territorit të bashkisë së Lezhës është zonë bujqësore, çka do thotë se kriza e krijuar nga COVID-19 do të japë ndikim mjaft negativ për qindra familje që kanë si burim të ardhurash punën në këtë sektor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulant: 16/04/2020 16:50

    Duroni o fermere se e dime qe jane ulur kerkesat, po mjaft na i sollet zorret tek goja me fjalen krize. Konsiderojeni se keni mbyll biznesin 2 muaj dhe keni shkuar me pushime. Falenderohuni qe jeni gjalle, boll u qurravitet. Dite me te mira do vijne, e s'do keni takat te punoni per te perballuar kerkesat. Ruajeni veten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)