Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u shpreh në 'Repolitix' se koronavirusi godet fort ekonominë, por kjo situatë duhet parë edhe nga ana pozitive dhe e tillë është krijimi i Zonës së lirë ekonomike në Kashar, ku pritet që kompanitë evropiane që janë vendosur në Azi mund të vendosen këtu pasi po kërkojnë një vend evropian që është më afër dhe ka krah më të lirë pune me paga modeste.

"Është e vërtetë që asnjë  bashkie nuk i vjen mirë që të mos realizojë të ardhurat. Por taksat  e hapësirës  publike nuk do mblidhen kur lokalet që janë mbyllur për marsin dhe prillin, taksa për banesën sociale nuk do të merret dhe janë falur për shtresat në nevojë. Ka ardhur koha të bëjmë disa plane dhe jemi duke ecur me shumë shpejtësi për ndërtimin e Zonës së lirë ekonomike në Kashar, që do ketë shumë kompani evropiane nga bota që po kërkojnë një vend evropian që të vijën nga Azia , me paga më modeste. Kjo patjetër që është një krizë, por dhe mundësi që kompanitë evropiane të vendosura në Azi mund të vijnë më afër dhe të vendosen këtu", tha Veliaj

Veliaj foli edhe për liritë me pikatore, i cili tha se nëse vijohet me këto rinte mund të mendohet në hapjen e bizneseve dhe sektorëve si ndërtimi, apo gjendja civile që u hap sot në Bashkinë e Tiranës.

"Kur flitet për liri me pikatore ajo që kuptoj është se lokalet dhe restorantet do të jenë të fundit në pikatore.  Po flitet të hapen sektori i ndërtimit apo industritë, gjendja civile, rifillimi i shërbimeve dhe në bazë të ecurisë do të shikohet dhe liria e pikatores, evente sociale janë në fund të pikatores", tha Veliaj