COVID-19/ Joe Biden: Do dhurojmë 500 mln doza Pfizer për vendet në zhvillim

COVID-19/ Joe Biden: Do dhurojmë 500 mln doza Pfizer për vendet në zhvillim

Joe Biden

Duke nisur nga viti i ardhshëm, SHBA do të dhurojë 500 milionë doza të tjera të vaksinës Pfizer për vendet në zhvillim. Lajmi u bë me dije nga presidenti Joe Biden gjatë një samiti virtual të mbledhur në kuadër të pandemisë së Covid-19, pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ekspertët thonë se duhen rreth 11 miliardë doza për të vaksinuar të paktën 70% të popullsisë në të gjithë botën. Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vendosur një objektiv që deri në fund të vitit 2021, do sigurojë 40% të vaksinave për çdo vend. Me shumë mundësi, ky objektiv nuk do të realizohet dot.

Sipas të dhënave nga Universiteti i Oksfordit, shumë vende me të ardhura të larta deri më tani kanë vaksinuar me një dozë të vaksinës më shumë se gjysmës së popullsisë, ndërsa vetëm 2% e qytetarëve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë dozën e parë.

Samiti i Shtëpisë së Bardhë për COVID vjen pasi hulumtimet tregojnë se vendet e pasura kanë në dispozicion më shumë vaksina nga sa i nevojiten, duke krijuar kështu një disbalancë me vendet e varfra.

Në qershor, vendet anëtare të G7, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA, u zotuan të dhurojnë një miliard doza vaksinash për vendet e varfra gjatë vitit të ardhshëm. Presidenti Biden premtoi 580 milionë në atë kohë, nga të cilat SHBA ka dhënë vetëm 160 milionë deri më tani.

Vaksinat e dhuruara kalojnë përmes mekanizmit Covax, skemës globale të mbështetur nga OBSH. Covax blen dhe më pas shet vaksina me kosto të ulët për vendet me të ardhura të mesme dhe dhuron për vendet e varfra.

Në SHBA, ku më shumë se 76% e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, kritikat se vendi po bën shumë pak për të ndihmuar pjesën tjetër të botës janë rritur.

Të Premten, Administratën Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) rekomandoi dozat e treta të vaksinës Pfizer për qytetarët mbi 65 vjeç. Por, OBSH u ka bërë thirrje vendeve të pasura që të mos japin dozat e treta të vaksinës, deri në një moment kur edhe vendet e varfra të kenë vaksina në dispozicion.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale