Shteti australian i Viktorias zyrtarisht nuk ka asnjë të infektuar nga koronavirusi.
Personi i fundit i regjistruar pozitiv në këtë shtet ishte një i moshuar 90-vjeçar, i cili doli nga spitali ditën e djeshme.
Ai dhe bashkëshortja e tij qëndruan për më shumë se 1 muaj të infektuar në spital por në fund ia dolën që ta fitonin betejën.
Në Australi kjo është hera e parë që nga muaji shkurt që në këtë shtet nuk ka asnjë të infektuar.
Sipas mediave të huaja, ndalimi i infektimeve në këtë rajon u bë i mundur për shkak të masave të rrepta që u morën në muajtë e verës.
Ndërkohë që nga kjo javë maska nuk është më e detyruar të mbahet në ambientet e mbyllura.
Që nga fillimi i pandemisë në të gjithë Australinë janë regjistruar 27,847 persona me Covid-19, ndërsa 907 të tjerë kanë humbur jetën.