Avioni i linjës ajrore Air Albania, ‘Lasgushi’ është duke transportuar mjete mbrojtëse nga Turqia për të sëmurët me COVID-19, por edhe mjekët të cilët duhet të përballen në rradhët e para me koronavirusin. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“LASGUSHI NË KËTË ÇAST DUKE U NGARKUAR NË STAMBOLL ME ARMËT E MBROJTJES SË JETËS SË PACIENTËVE DHE MJEKËVE TANË”, shkruan Rama.

Kujtojmë se, kryeministri Rama ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë pak orë më parë, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore do të jetë në fuqi për 30 ditë, ndërsa gjatë kësaj perjudhe ndalohen tubimet, manifestimet  dhe grevat.