COVID-19, Manastirliu poston videon: Më shumë se 200 mijë gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga koronavirusi

COVID-19, Manastirliu poston videon: Më shumë se 200 mijë gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga koronavirusi

Një e moshuar duke marrë vaksinën kundër COVID-19

Ndërsa vaksinimi masiv në vend vijon me ritme mjaft të shpejta, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se deri më tani janë vaksinuar në total më shumë se 200 mijë të moshuar.

"Me lajmin e mirë se, më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga covid19 ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Manastriliu.

Në Facebook, Manastirliu ka postuar edhe një video të disa të moshuarve të vaksinuar, të cilët shprehen të kënaqur që kanë bërë vaksinën, pasi tashmë ndjehen më të mbrojtur, duke theksuar se nuk i ka shkaktuar asnjë efekt anësor, ndërsa falënderojnë qeverinë.

Deri më tani, në vend janë kryer 281.216 vaksinime, ku vetëm dje u vaksinuan 13.685 persona.

Sakaq dje nisi edhe vaksinimi i dializantëve dhe të personave që kanë kryer transplante, pranë qendrave të dializës në të gjithë vendin. Deri tani, në Shqipëri kanë mbërritur 396,560 doza vaksinash, ndërsa qeveria shqiptare ka siguruar përmes kontratave të ndryshme, mbi 2.1 milion doza vaksine.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë