Covid-19, më shumë se 100 mijë raste pozitive në Gjermani. Johnson lideri i parë që shtrohet në spital

Covid-19, më shumë se 100 mijë raste pozitive në Gjermani. Johnson lideri i parë që shtrohet në spital

Në Gjermani në total ka më shumë se 100 mijë raste me koronavirus ndërsa në 24 orët e fundit u regjistruan rreth 2000  të identifikuar pozitiv. Që nga fillimi i epidemisë në vend janë regjistruar të paktën 1580 viktima si pasojë e sëmundjes. Numri i infeksioneve është veçanërisht i lartë në Bavari dhe North Rhine Westphalia, për mbi 23 mijë dhe 19.400 raste përkatësisht, me 370 dhe 250 vdekje në secilin nga landet.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britaninë e Bashkuar  është rritur me 621 persona në 24 orët e fundit kurse totali i viktimave është mbi 4940 në total. Sipas autoriteteve në vend ka patur një rritje të fortë të numrit infeksioneve të reja teksa brenda një dite pati 5900 raste pozitiv me Covid-19 të cilët e rritën totalin e të prekurve në mbi 48 400.

Ndërkohë kryeministri Britanik, Boris Johnson i cili rreth 10 ditë më parë u identifikua pozitiv me Covid -19 është shtruar në spital. Autoritet e kanë argumentuar shtrimin e tij si një kujdes i shtuar shëndetësor, teksa thonë se ai ende ka temperaturë të lartë dhe kollë të cilat po përkëqësohen ditë pas dite.

55 vjeçari Boris Johnson, i cili deri kohët e fundit mburrej me "shtrëngimin e duarve me të gjithë" megjithë kërcënimin nga koronavirusi, dje duhej të hiqte dorë edhe prej karantinës në shtëpi. Ai është lideri i parë botëror që shtrohet në spital si pacient nga koronavirusi.

E fejuara e tij dhe gruaja e ardhshme, Carrie Symonds 32 vjeçe shtatzënë në muajin e gjashtë, edhe ajo prej ditësh në karantinë prej koronavirusit, tani ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore.

Kryeministri britanik ishte partizan i teorisë së asaj që njihet si 'Imuniteti i tufës' dhe që në fillimet e epidemisë nisi ta zbatonte në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas teorisë së kryeministrit, britanikët nuk duhet ti nënshtroheshin asnjë mase kufizuese në mënyrë që rreth 60% e popullsisë të infektohej dhe të fitonte imunitet nga koronavirusi pavarësisht se do të kishte edhe shumë vdekje. 


Lajmi kryesor:

Italia ende në kulmin e saj! 636 viktima në 24 orë, bie numri i infektimeve dhe pacientëve në terapi intensive! 1200 viktima brenda një dite në SHBA


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës