Ndikimi i COVID-19/ Banka Botërore: Ka vënë në vështirësi shumicën e bizneseve në Shqipëri, kërkesa ka rënë me 71%

Pandemia COVID-19, ka pasur një impakt të menjëhershëm tek aktiviteti i ndërmarrjeve në vend si dhe tek numri i të punësuarve. Në këtë konkluzion ka dalë Banka Botërore gjatë një sondazhi të kryer për ndikimin e virusit në ekonomi, jo vetëm në Shqipëri por edhe në 7 vende të tjera, Greqi, Itali, Gjeorgji, Moldavi, Bullgari, Slloveni dhe Kroaci.

Sipas disa rezultateve të prezantuara nga Banka Botërore thuhet se viti 2020 në  Shqipëri është shoqëruar me rënie të kërkesës për produkte dhe për pasojë edhe rënie të shitjeve. Janë 71% e bizneseve që deklarojnë rënie të kërkesës për të prodhuar, këtu sjellim në vëmendje rastin e biznesit fason i cili vazhdimisht ka ngritur shqetësimin për mungesë të kontratave të reja si pasojë e pandemisë.

Nga ana tjetër sipërmarrjet pjesëmarrëse të sondazhit thonë se shitjet e tyre krahasuar me vitin 2019 kanë rënë me 52%.  Edhe në këtë aspekt këto të dhëna ishin të pritshme pasi qytetarët të ndjerë të pasigurt për të ardhmen dhe financat e tyre, ulën konsumin dhe u fokusuan vetëm tek mallrat e domosdoshme.

Në një kohë që shitjet dhe kërkesat për produkte kanë rënë, edhe gjendja financiare e firmave në vend sipas Bankës Botërore është përkeqësuar e për pasojë ata kanë pasur vështirësi për të shlyer detyrimet e tyre.

“Teksa një pjesë e firmave në të gjitha shtetet raportoi ulje të likuiditetit dhe fluksit të parave, 58% e bizneseve në Shqipëri raportuan se vonuan pagesat për furnitorët e tyre një pjesë mjaft më e lartë se në shtatë vendet e tjera”, thuhet në konkluzionin e sondazhit.

Ndërkohë janë 11% e kompanive që thonë se kanë shkurtuar numrin e punonjësve me kohë të plotë, pavarësisht se subvencionin e pagave nga qeveria e konsiderojnë si vendim pozitiv. Madje kërkohet që në rast se kriza zgjatet kjo ndihmë të jepet përsëri.

Po ashtu në sondazh është prekur edhe zhvillimi i biznesit online, ku vetëm 18% e firmave raportuan fillimin e biznesit në internet, ndërkohë që Banka Botërore thotë se përvetësimi i teknologjisë do të ndikonte në rritjen e aktivitetit të tyre ekonomik.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie