COVID-19, ndikon në rritjen e vdekjeve të tjera në SHBA vdesin rreth 60 000 persona, në BE 170 mijë

Covid-19, i cili ka prekë më shumë se 41 milionë persona në të gjithë botën dhe i ka shkaktuar vdekjen të paktën  1,131,061 ka ndikuar gjithashtu në rritjen e shkallës së vdekshmërisë edhe nga sëmundje të tjera dhe ka shkaktuar kolaps në sistemet shëndetësore.

Në SHBA që nga Janari dhe deri tani janë shënuar 299,000 vdekje më shumë në Shtetet e Bashkuara, që nga fundi i janarit, në raport me vdekjet e shënuara në vitet e kaluara.

Sipas një studimi të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, dy të tretat e vdekjeve shtesë i atribuohen  Covid-19 dhe pjesa tjetër shkaqeve të tjera.

Hulumtuesit i krahasuan normat e vdekjeve me periudhën 2015-2019 dhe zbuluan se nga 26 janari i këtij viti deri më 3 tetor.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA vlerësojnë se numri real i viktimave mund të jetë më i lartë, për shkak të mungesës së testimit dhe diagnostikimit.

Ndërkohë që përveç SHBA, edhe në BE janë shënuar një rritje e madhe e vdekjeve shtesë, përveç atyre nga Covid-19. Në bazë të statistikave të fundit të EUROSTAT,  këtë vit janë regjistruar 170 mijë vdekje më shumë në periudhën midis Marsit dhe Qershorit krahasuar me mesataren për të njëjtën periudhë në vitet 2016-2019, ku numrin më të lartë të vdekjeve shtesë e ka regjistruar  Spanja 48,000, pasuar nga Italia 46,000,

Shifrat  shtesë të vdekshmërisë janë shumë të vështira për t’u llogaritur, sepse nuk  kanë të shënuar shkakun e vdekjes. Por një nga teoritë më të e hedhura nga ekspertët është se vdekshmëria është rritur për shkak të kolapsit të sistemeve shëndetësore në shumë rajone.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm