COVID-19 në Greqi, 2.535 raste të reja dhe 60 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Greqi, 2.535 raste të reja dhe 60 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

GREQI-  Në vendin fqinj, Greqinë, gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 2.535 persona dhe janë raportuar 60 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është ulur por sërish mbetet i lartë, pasi dje u regjistruan 2.785 raste pozitive dhe 64 persona humbën jetën si pasojë e COVID-19.

Numri i pacientëve të cilët po qëndrojnë në intubim është 672 gjatë 24 orë e fundit.

Për sa i përket procesit të vaksinimit, në fillim të marsit, kryeministri Kyriakos Mitsotakis dha lajmin e mirë se në vend janë vaksinuar kundër COVID-19, mbi 1 milionë qytetarë.

Gjatë ditëve të fundit qeveria greke ka lehtësuar masat anti-COVID, pas karantinës së ashpër të vendosur për muaj më radhë.

Numri total i infektimeve ka shkuar 235,611, ndërkohë që ai i viktimave është 7421 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)