COVID-19 në Itali, 8,913 raste dhe 305 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19 në Itali, 8,913 raste dhe 305 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

Foto ilustruese

ITALI- Në Itali gjatë 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 8,913 persona dhe kanë humbur jetën 305.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve në vend ka pësuar një ulje pasi dje janë shënuar 10,407 raste të reja, ndërkohë numri i viktimave ka pësuar një rritje pasi dje ishin 261. Megjithatë kohët e fundit shifrat ditore të infektimeve dhe viktimave nga virusi kanë rënë, gjë që përbenë një lajm tepër shpresëdhënës.

Italia aktualisht gjendet në një zonë të kuqe, kjo si pasojë e festave të fundvitit me qëllim shmangien e një vale të tretë të koronavirusit në vend, i cili do të ishte fatal.

Italia është një ndër vendet evropiane të cilat pandemia i ka goditur më së shumti dhe pasoja e saj socio-ekonomike janë ndjerë më së tepërmi.

Ditën e sotme pas miratimit nga EMA të vaksinën Pfizer ka nisur vaksinimi në Itali ashtu si në te gjithë Evropën.

Aktualisht vendet e BE kanë marrë një sasi dozash simbolike vetëm 10 mijë për çdo shtet, ndërsa duke filluar nga e hëna do të shpërndahen miliona doza. Italia do marrë çdo javë nga 470 mijë doza vaksinash.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis