COVID-19 në Kosovë/ 206 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Kosovë/ 206 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 206 persona, ndërkohë kanë humbur jetën 6.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka rënë pasi dje ishin 253 raste, ndërkohë që numri i viktimave ka pësuar një rritje pasi dje ishin 2 personat që humbën jetën si pasojë e COVID-19.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi është 389, për 24 orët e fundit.

Sipas ISHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Podujevë 18 raste, Mitrovicë 17 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 11 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Drenas 6 raste, Gjilan 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 4 raste, Suharekë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Prizren dhe Viti.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (71, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 53.982, ndërkohë që numri i viktimave është 1.383 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshire edhe përditësimet e fundit.

Situata epidemiologjikë në Kosovë, paraqitet e mirë pasi ka arritur te ketë një nivel, të qëndrueshëm të infektimeve dhe viktimave në vend.

Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj disa ditë më parë dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID dhe se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë qytetarë ne ditë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja