COVID-19 në Kosovë, 329 raste të reja dhe 5 viktima janë regjistruar gjatë 24 orët e fundit

COVID-19 në Kosovë, 329 raste të reja dhe 5 viktima janë regjistruar gjatë 24 orët e fundit

Foto nga spitali COVID në Kosovë

KOSOVA- Gjatë ditës së sotme në Kosovës fqinje janë raportuar 329 raste të reja me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 5 persona.

Gjatë ditëve të fundit vërehet një ulje në rastet ditore dhe viktimave të regjistruara me koronavirus, gjë që përbenë një lajm tepër pozitiv dhe shpresëdhënës për vazhdimësinë e luftës nga COVID-19.

Të shëruarit gjatë 24 orët e fundit janë 500, një numër i cili tejkalon infektimet.

Me përditësimet e fundit numri total i rasteve pozitive me COVID-19 ka shkuar 46.909 ndërkohë që numri i viktimave ka arritur 1.203.

Qytetet te cilat konsiderohen vatra infektimi janë Prishina, Peja, Drenasi e Podujeva.

Ditën e sotme Kosova pritet të ndërmarri masa të reja izoluese edhe shtrënguese për menaxhimin e situatës pandemike në vend.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati