Efektet e pandemisë në ekonomi, COVID-19 nuk 'mposhti' tregtinë mes Shqipërisë dhe Italisë

Pandemia ndryshoi pothuajse të gjithë zinxhirin ekonomik, duke e çuar në projeksion negativ. E teksa të gjithë ekspertët u fokusuan tek kthimi i krizës në një mundësi për të ndryshuar për mirë të ardhmen, tregtia ishte në vëmendje për ta diversifikuar atë. Pra të shkonim përtej tregtisë me shtetet tradicionale si Italia, Gjermania dhe Kina. Por pandemia ndryshoi shumëçka por jo marrëdhëniet tregtare.

Përpos humbjeve në miliona euro në ekonomi dhe tregti, pandemia nuk arriti të shkëpus lidhjen e fortë tregtare Shqipëri-Itali. Në muajin e parë të vitit 50% e eksporteve të vendit ishin drejt shtetit italian.

Konkretisht sipas tabelave të INSTAT të përpunuara nga Report TV, ne i kemi shitur Italisë në janar mallra me vlerë  96,5 mln euro, nga 92,3 mln euro që ishte në janar 2020, kohë kur pandemia nuk kishte shënuar raste në Shqipëri. Ndërsa Italia na ka shitur mallra me vlerë 90.1 milionë euro me një rritje prej më shumë se 10 milionë eurosh krahasuar me janarin e vitit 2020.

Ashtu siç edhe pritej volumi më i madh i tregtisë në këtë muaj ka qenë për produktet e tekstileve dhe këpucëve, për shkak të varësisë që dy vendet kanë në sektorin e fasonerisë.

Aleati i dytë më i madh mbetet Kina, drejt të cilës ne kemi dërguar produkte me vlerë 5.7 milionë euro dhe kemi marrë 39.6 milionë euro mallra. Ndërkohë në janar të vitit të shkuar ne kemi eksportuar drejt këtij shteti 2,4 mln euro dhe kishim importuar 33,4 mln euro. Edhe në këtë rast rritja është e lartë dhe  më shumë volum tregtar kishte për makineri, pjesë këmbimi dhe tekstile e këpucë.

Pandemia nuk arriti të stopoj as tregtinë me Turqinë, e cila renditet e treta duke kaluar Gjermaninë që u rendit në këtë vend në janar të 2020-ës. Në muajin e kaluar blemë nga Turqia 35,5 milionë euro mallra dhe u shitëm vetëm 4.6 milionë euro. Në të dyja aspektet kemi shënuar rritje, e ndikuar më shumë nga materialet e ndërtimit dhe materialet për fasoneri.

Partneri i katërt strategjik është Gjermania për volum tregtar edhe pse ka rënë me një pozicion nga 2020-ta. Nëse në janar 2020 eksportuam 11.8 milionë euro dhe importuam 25.4 milionë euro, këtë vit jemi përkatësisht në 8.8 milionë eksport dhe 25.3% import.

Surprizës është importi nga Zvicra i cili është 3 fishuar. Sipas INSTAT nga ky vend në janar importuam 12 mln euro nga 2.7 milionë euro në 2020, ndërsa eksportet pësuan rënie. Materialet e importuara më së shumti nga Zvicra janë minerale, lëndë djegëse, energji elektrike si dhe makineri e pjesë këmbimi.

Në total në janar 2021 vendi eksportoi 192.4 milionë euro dhe importoi 368.2 milionë euro, duke dhënë sinjale që po kapërcehet gropa e thellë e shkaktuar nga pandemia në 2020-ën.

Eksporti dhe importi me partnerët kryesorë të Shqipërisë

/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë