Shtyhet tenderi për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, i hapur në dhjetor të vitit të kaluar. Në momentin e hapjes së tenderit u deklarua se punimet do të nisin më 31 maj 2020. Aeroporti i tretë në vend do të ndërtohet nëpërmjet praktikës së Partneritetit Publik Privat, me një kohëzgjatje të koncesionit për 35 vite. 

Po ashtu është shtyre edhe tenderi për ndërtimin e parkut Fotovoltaik në Karavasta, ndërkohë që lidhja e kontratës ishte parashikuar që të ndodhte në 8 maj 2020.
Tenderat janë shtyre për shkak të vendimit të Agjencisë së Prokurimit Publik për ndalimin dhe pezullimin e çdo procedure që nuk ka në fokus blerjet e emergjencës për shkak të pandemisë së Covid-19.
Parku i karavastas një investim që është parashikuar të arrijë në 100 milionë euro. Per aeroportin e vlores sipas deklasrates se ballukut ne 17 dhjetor 2019 Pranimi i ofertave do të mbyllej më 12 mars 2020.