Rriten rastet e të prekurve në Krujë, Manastirliu: Epidemiologët derë më derë për të frenuar përhapjen e COVID-19

Rriten rastet e të prekurve në Krujë, Manastirliu: Epidemiologët derë më derë për të frenuar përhapjen e COVID-19

Pas rritjes së numrit të rasteve të prekur nga COVID-19 në qytetin e Krujës ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu njofton se ka nisur puna për gjurmimin e rasteve të dyshuara me qëllim ndërprerjen e transmetimit të infeksionit. Manastirliu në rrjetet sociale falenderon, mjekët të cilët ndodhen në terren për frenimin e përhapjes së virusit.

'Ekipi i epidemiologëve të palodhur të Krujës po bëjnë një punë të jashtëzakonëshme në terren për gjurmimin në kohë të rasteve të dyshuara dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit, derë më derë, për të frenuar përhapjen e COVID-19!

Faleminderit ekipit të terrenit dr. Ervini, Olta, Silvana, Jonida, Majlinda, Alberti, Mirela dhe të gjithë stafit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor', përfundon mesazhi i Manastirliut. 

Në Krujë është rritur ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi, ku janë regjistruar 58 raste, ndërsa 18 persona pozitivë janë regjistruar brenda 24 orëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë