COVID-19 ul numrin e vizitorëve në Berat, tregtarët: Shumë pak turistë këtë sezon, puna ka rënë

Edhe këtë vit Berati vijon të mbetet një destinacion ideal për tu vizituar dhe frekuentuar nga turizmi vendas dhe ai i huaj. Megjithatë pavarësisht peizazhit dhe klimës perfekte që të ofron ky qytet duket se situata e krijuar nga Covid19 i ka dhënë efektet e veta.

Numri i turistëve të huaj ka rënë së tepërmi kjo për shkak edhe të mbylljes së kufijve si masë parandaluese për koronavirusin. Këtë fakt e pohojnë edhe tregtarët të cilët shprehen pesimistë për atë se çfarë pritet të sjellë ky sezon turistik për qytetin e Beratit.

“ Iku, tavolina nuk është më sivjet…. Si paraqitet gjendja me turistët? S’ka asnjë deri tani dhe nuk kanë ndërmend për të ardhur fare absolutisht”, tha një tregtar.

Mungesa e turistëve ka ndikuar menjëherë edhe në xhiron e shitësve në qytet të cilët shprehen se punojnë thuajse gjithë ditën ndonëse fitimi është fare i vogël.

“ Është turp ta them, 150 lekë domethënë 1500 lekë të vjetra kam bërë sot. Sot unë kam shitur 2 bidona ujë dhe pakogjë”, tha një tregtar.

Për kreun e bashkisë së këtij qyteti, Ervin Demo situata e Covid19 ka ndikuar në turizmin e Beratit i cili ndryshe nga vitet e tjera këtë vit ka ardhur më me vonesë me turistët vendas si të parët vizitorë.

 “Ky vit është i pazakontë për sa i përket asaj se çfarë ne jemi ballafaquar sidomos sektori i turizmit. Ky sezon ka ardhur me vonesë, por lajmi i mirë është që ne tashmë kemi filluar të shikojmë turistët e parë në qytetin e Beratit pjesa më e madhe janë turistët vendas“, tha kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo.

Sipas Demos këtë vit prioritet i turizmit të Beratit do të jetë natyra me turistët të cilët do të mahniten nga bukuritë e rralla që të fal natyra e këtij qyteti.

“Ne jemi pozicionuar mirë për sa i përket një sezoni ndryshe turistik. Por duke thënë këtë nënvizimi i rëndësisë që kanë bukuritë natyrore që janë shumë afër qytetit të Beratit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm. Që do të thotë  ne duhet të rrisim jo thjesht numrin e turistëve por edhe kohën që ato shpenzojnë në qytetin e Beratit”, tha kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo.

Megjithëse në numër shumë të ulët nuk kanë munguar as turistët e huaj të cilët për mikrofonin e Report TV nuk ngurrojnë të shfaqin mrekullinë që të fal ky qytet.

“I gjithë qyteti i Beratit dhe kalaja është shumë  e bukur. Unë mendoj se këtu gjithçka është e mrekullueshme,njerëzit, rrugët, natyra gjithçka”, thanë ata.

Çdo vit Berati ka qenë një pikë strategjike për turzimin shqiptar ku qindra turistë nga vendi dhe të huaj vizitojnë këtë qytet për bukuritë e natyrës si dhe objekteve të pasura me histori të lashtë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë