COVID-19, ulet numri i aksidenteve krahasuar me një vit më parë me 48.8 %

COVID-19, ulet numri i aksidenteve krahasuar me një vit më parë me 48.8 %

Është ulur numri i aksidenteve rrugore në vend ku krahasuar me Marsin e 2019 ky muaj ka shënuar 48.8% më pak aksidente. Ulje ka patur dhe në numrin e viktimave të cilat humbin jetën në këto aksidente. Në muajin Mars 2020 numërohen 65 aksidente rrugore nga 127 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2019, duke u ulur me 48,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e parë të 2020, numërohen 264 aksidente rrugore nga 356 aksidente të ndodhura në tremujorin e parë të 2019, duke u ulur me 25,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT:

Në këtë muaj, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 94 persona nga 176 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 46,6 %. Numri i të aksidentuarve në tremujorin e parë të vitit 2020, është 360 persona nga 483 persona, duke u ulur me 25,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në muajin Mars 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 10 persona nga 24 persona të vdekur në Mars 2019. Në tremujorin e parë të 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 39 persona nga 48 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Mars 2020, aksidentet rrugore, në 76,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 35,4 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 28,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e parë të 2020, aksidentet rrugore, në 21,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 1,7 % krahasuar me një vit më parë, përfundon njoftimi i INSTAT.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë