Zgjedhjet e pjesshme lokale, PS shans të dytë për Emirjana Sakon në Durrës, zbulohen kandidatët e Bashës dhe Berishës! Në Shkodër socialistët në garë me prefekten Angoni

Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako do të jetë kandidatja e PS për kryetare në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në këtë bashki. Vendimi u mor sot pas mbledhjes së kryesisë së PS-së në Durrës, një ditë pas dekretimit të 6 marsit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në 6 bashkitë e vendit.  

Ndërkohë mësohet se Lulzim Basha do të hyjë në garë me Luan Hotin, aktualisht kryetar i PD dega Durrës. Nga ana tjetër, Berisha do të ketë kandidat për Kryetar Bashkie në Durrës Ardian Mukën.

Prej 2 vite e gjysmë Bashkia e Durrësit nuk ka një kryetare të zgjedhur nga vota e qytetarëve, por nënkryetarë të cilët janë komanduar në postin e kryetarit të Bashkisë. Ish-kryebashkiajka Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, për shkak të një deklarate, ndërsa në vend të saj u komandua Zhyljen Varfaj. Por edhe ky i fundit u dorëhoq, dhe në vend të tij u komandua Emirhona Sako.

Ndërkohë në Bashkinë Shkodër, burime për Report Tv  konfirmojnë se socialistët do të garojnë me prefekten e qarkut, Majlinda Angoni. Aktualisht Shkodra drejtohet nga kryetarja në detyrë, Voltana Ademi, e vetmja bashki që drejtohet ende nga demokratët. Ndërsa në Lushnje socialistët kanë propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefën, aktualisht është kryetare e komanduar në këtë bashki.

Një ditë më parë Komisioni i Rithemelimit zbuloi 3 kandidatët e mundshëm për Bashkinë Lushnje të cilët janë Arben Zjami, Daniel Shandro dhe Nevila Bami.

Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përkatësisht në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë dhe Dibër.

 

Tre kandidatët për bashkinë e Durrësit​​​​​​

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:13
Zgjedhjet e pjesshme, Eriselda Sefa kandidatja e PS-së për bashkinë e Lushnjës

1642767798_1642767302EriseldaSefa1068x600.jpg

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, burime për Report Tv bëjnë me dije se Partia Socialiste ka propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefën. Aktualisht Eriselda Sefa është kryetare e komanduar në këtë bashki.

Ora 11:15
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Majlinda Angoni kandidatja e PS-së për bashkinë e Shkodrës

Burime për Report Tv bëjnë me dije Partia Socialiste ka propozuar si kandidate në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit për bashkinë e Shkodrës, Majlinda Angonin. Aktualisht Angoni është në krye të prefekturës së Shkodrës prej shtatorit 2020. Ndërsa bashkia e Shkodrës është e vetmja bashki që drejtohet nga demokratët.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 22/01/2022 00:23

    Bravo Majlinda! Urime, zonje e vertete

    Përgjigju
  • DURRES: 21/01/2022 17:54

    Bravo Emirjana Sako, ka bere pune te shkelqyer ne Durres ka bere ate qe ska bere asnje kryetar bashkie nder vite......E meriton me fitu dhe do fitoje.... Facts

    Përgjigju
    • Ceni: 21/01/2022 20:40

      Po ca pune ka bo mer kokerr kari, ti jeto ndurres apo shef ondrra me sy hap?? Projektet kane qene te Gjushit se tenderat sbohen sot per neser, kjo osht thjesht supervizore se ustai osht Gjushi, popull kot

  • Eno: 21/01/2022 12:58

    Kandidaturat e PD dhe fraksjonimit te PD ne Durres jane interesante. Si qytetar i Durresit me zhgenjen kandidimi i Sakos sepse si arkitekte qe eshte sinqerisht le shume per te deshiruar kundrejt projekteve qe jane bere ne Durres gjate komandimit te saj. Edhe pse kane qene projekte te akorduara nga urith Dako, tpakten kjo zonja duhet te nderhynte ne disa detaje sic jane trotuaret dhe parkingjet sepse nfund te fundit duhen projekte per tmiren e komunitetit dhe jo plane zhvillimi pa projekt pa koncept dhe pa dobi. Jemi qytet turistik dhe sikur nuk shkon qe ti te eliminosh parkingjet duke ngushtuar rruget, sepse sjemi ne Patos por ne Durres. Kandidimi i Sakos tregon se shushunja Dako ka dhe do kete akoma komandimin mbi bashkine dhe tenderat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A bënë zgjedhjen e duhur demokratët duke rikthyer në krye Sali Berishën?



×

Lajmi i fundit

John

Zelensky thirrje liderëve botërore: Vendosni sanksione "maksimale" kundër Rusisë