TIRANË- Kur kishin mbetur edhe 4 ditë nga përfundimi i gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, qeveria ka propozuar shtyrjen e saj me 2 muaj, deri më 23 qershor. Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga kryeministrit Edi Rama i cili ditën e sotme, në komunikimin me qytetarët, bëri me dije se "do të shtyhet patjetër gjendja e Fatkeqësisë Natyrore". "Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit", tha Rama.
Propozimi pritet të miratohet në seancën e radhës të parlamentit.
Ndërkohë që shtyrja e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore do të thotë se edhe masat e marra do të vijojnë që të mbeten në fuqi. Shqipëria shpalli për 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin për shkak të situatës nga koronavirusi më 24 mars, e ndërsa ditën e sotme është propozuar edhe shtyrja me 2 muaj.
Propozimi i shtyrjes se gjendjes fatkeqsis natyrore
Lajmi kryesor: