Covid-19-Studimi kinez, përmirësim i shpejtë i sëmundjes me 'plazmë konvulsive'. Studiohet edhe gjaku i krimbave të detit (VIDEO)

Sot kudo në botë, përpjekja e shkencëtarëve dhe studiuesve po synon të përcaktojë një trajtim efektiv kundër virusit. Një nga hipotezat më premtuese është përmes studimit të plazmës së gjakut të pacientëve të kuruar nga Covid-19 dhe mekanizmave të prodhimit të antitrupave.

Një studim pilot i realizuar në Kinë dhe i botuar në një nga revistat shkencore më prestigjoze ndërkombëtare ka vërtetuar se terapia e bazuar në "plazmën konvulsive", I me të ashtuquajturin ‘gjak shërues’, për trajtimin e pacientëve me Covid-19 ka dhënë rezultate të shkëlqyera.

Studimi, i botuar në 'Pnas' - Proceedings of the National Academy of Science of the United America of America, organi zyrtar i Akademisë së Shkencave të SHBA, u krye nga studiues të Shkollës së Mjekësisë Universitare Shanghai Jiao Tong mbi një grup pacientësh midis 34 dhe 78 vjeç, që vuajnin nga forma të rënda të Covid-19. Pas terapisë tre ditore të "plazmës konvulsive" gjendja e tyre u përmirësua ndjeshëm. Pacientët morën transfuzionin e një doze 200 ml plazme me "nivele të larta të antitrupave neutralizues" nga dhuruesit e shëruar nga infeksioni i koronavirusit.

Brenda 3 ditëve nga transfuzioni, simptomat klinike "u përmirësuan ndjeshëm dhe pacientët treguan një rritje të numrit të limfociteve, përmirësim të funksionit të mëlçisë dhe mushkërive dhe një ulje të inflamacionit", thonë studiuesit.

Terapinë me plazmë prej disa ditësh e ka eksperimentuar edhe Italia. Në Poliklinikën e Pavia, disa pacientë kanë marrë tashmë plazmën e pacientëve të rikuperuar nga koronavirusi.

Ndërkohë një solucion i derivuar nga gjaku i Arenicola, një lloj krimbi deti do të testohet te një grup pacientësh të infektuar me Covid-19 në Francë. Produkti deri më sot është përdorur në oksigjenimin e organeve për transplantime dhe te pacientët me hipoksi cerebrale.

Franck Zal, studiues dhe pronar i ‘Hemarina’ tha se "Arenicola i reziston një larmie të madhe të faktorëve fiziko-kimikë, ajo merr frymë vetëm kur është në det dhe kur është në rërë ndalon së marri frymë për 6 orë. Hulumtimi ynë ka bërë që të identifikojmë molekulën e cila funksionon si rezervuar oksigjeni dhe që lejon atë ta mbajë ‘gjallë’ për gjashtë orë pa marrë frymë, deri në frymëmarrjen e rradhës.


Lajmi kryesor:

Itali, bie numri i infektimeve dhe pacientëve në terapi intensive! 604 të vdekur në 24 orë! Rekord viktimash në SHBA (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë