COVID-i e tërmeti rritën borxhin e jashtëm me 6.2%! BSH: Të tregohet kujdes me huamarrjen e huaj, rrezikohet nga kursi këmbimit

Marrja e eurobondit 650 milionë euro në muajin qershor 2020 dhe e një sërë kredive nga institucionet financiare ndërkombëtare për të përballuar emergjencën e shkaktuar nga pandemia e kanë rritur 6.22% nivelin e stokun e Borxhit të Jashtëm në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në fund të vitit të shkuar borxhi i jashtëm arriti në 4,7 miliardë euro, ose rreth 527.7 milionë euro më shumë se në vitin 2019, duke arritur kështu në nivelin më të lartë që ka pasur vendi që prej vitit 2010.  

Por nga ana tjetër në një raport për deeuroizimin Banka e Shqipërisë thotë se pavarësisht faktit që huamarrja e huaj ka qenë pozitive në momentin që është marrë për shkak të nevojës së diktuar për përballimin e pasojave të tërmetit të nëntorit 2019 dhe të efekteve të pandemisë huamarrja në valutë, i bën financat e qeverisë më të ndjeshme ndaj goditjeve të tregjeve dhe nevojave për valutë, si edhe ndaj lëvizjeve të pafavorshme të kursit të këmbimit.

Sipas Bankës qendrore për shkak të rrezikut të kthimit të borxhit në valutë të huaj, është e nevojshme që në vendimmarrjen për financimin e borxhit publik në valutë të merren në konsideratë në mënyrë të përshtatshme të gjitha mundësitë dhe rreziqet, duke balancuar nevojat afatshkurtra me implikimet më afatgjata në politikat ekonomike.

Gjatë vitit 2020 borxhi i jashtëm është dominuar nga valuta të ndryshme, por kryesisht në euro, pasi eurobondi është marrë në këtë monedhë po ashtu edhe 5 kredi të tjera nga KE, BERZH apo BE.

Ndërsa për këtë vit qeveria nuk ka parashikuar të dalë në tregjet ndërkombëtare por pret të marrë borxh në tregun e brendshëm.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë