COVID-i në burgje dhe masat! ReportTv zbardh ekskluzivisht raportin, si qarkulloi virusi 2 muaj, mister kush e futi

Si u fut Cvoid-19 në burgjet e vendit mbetet ende një mister ndërsa cdo ditë në këto institucione futen për arsye pune afro 30 persona, gardianë, sanitare, kuzhinier, punonjës e drejtues. ReportTv ka siguruar ekskluzivisht raportin e udhëtimit të Covid në burgje dhe të konsideruarit pacienti zero, i cili më pas infektoi dhe 18 shokët e tij në burgun 313, ‘’Jordan Misja’’.

Në sistemin e burgjeve rezultojnë se janë infektuar me Covid-19, 21 persona të cilët 20 prej tyre janë shëruar ndërsa një ende mbahet në kushte karantine duke u trajtuar nga mjekët. Ndër të infektuarit sipas raportit të siguruar nga ReportTv 19 i përkasin burgut 313 ‘’Jordan Misja’’ dhe 2 të tjerë në paraburgimin 302, ‘’Mine Peza’’.

 

Pjesë nga raporti për numrin e të infektuarve

Sikur ReportTv ka raportuar më herët për këtë situatë, rezulton se i infektuari i parë ishte italiani G.D i cili jetonte në një sektor me 30 persona të tjerë nga ku hetimi epidemiologjik zbuloi se infektoi 18 të burgosur. Fillimisht i infektuari i parë për disa ditë nuk ka shfaqur asnjë simptomë ndërsa në momentin e tamponit ai ka pasur temperaturë 37.5. Ndërsa në përfundim të kontaminimit më Covid-19, të gjithë të prekurit në burgje kanë rezultuar pa shenja dhe aimptomatik.

Të 19 të burgosurit sipas raportit janë vendosur në karantinë dhe janë trajtuar me dietë ushqimore të vecantë, higjienën të shtuar dhe pa asnjë kontakt apo takim me të terë. Ndërsa rezulton se më 28 Prill 2020 një staf civil në burgje është infektuar, sipas raportimeve të bëra më herët nga ReportTv rezulton se ky person ishte juristi i burgut të Rrogozhinës i cili udhëtonte nga Tirana cdo ditë për në punë.

Edhe ndër të testuarit në Rrogozhinë rezultoi se asnjë nga kontaktet që ai kish pasur nuk ishte infektuar. Por si e kanë pritur të burgosurit rregullat e karantinës? Sipas raportit të brendshëm siguruar nga ReportTv ata rezulton se kanë manifestuar pranim të këtyre rregullave dhe distancimit shoqëror mes tyre.

Shqetësimet tek ta për arsye shëndetësore kanë qenë të pranishme përgjatë gjithë kohës, pa kaluar në nivelin e panikut dhe komunikimet me familjarët i kanë mbajtur nëpërmjet teknologjisë së komunikimit me video-call. Edhe pse në kushtet e karantinës në burgje nuk ka munguar shkelja e rregullave ku për disa të burgosur e paraburgosur është marrë masa e izolimit si në burgun e Vlorës, Recit dhe atë të Drenovës në Korcë.

Pjesë nga raporti për lejet e posaçme

Për leje të posacme tre mujore për të qëndruar në shtëpi pranë familjes kanë aplikuar 841 të burgosur ndërsa më pak se gjysma e tyre, 372 e përfituan këtë të drejtë dhe 469 kërkesa rezultojnë se janë refuzuar. 149 të burgosur që kërkuan lirinë janë cilësuar të rrezikshëm për shoqërinë dhe nuk u është dhënë leje, 29 persona skanë qenë të besueshëm për komisionin e miratimit të lejeve, 17 të tjerë nuk janë pranuar nga familjarët e tyre dhe 274 skanë plotësuar dokumentet e kërkuara. Për këtë të burgosur të cilët shijuan për disa ditë lirinë pranë familjes, leja e dhënë për Covid-19 u është refuzuar dhe ata janë prangosur për ty rikthyer sërish në burgje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës