COVID-i para marsit në Shqipëri? Rama i pyet, ekspertët: Nuk ka pasur kurrsesi raste

Lidhur me deklaratat se virusi në Shqipëri ka hyrë para marsit, kryeministri Edi Rama për t'i dhënë fund debatit pyeti ekspertët e komitetit teknik.  Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë Andi Koraqi u shpreh “Nuk mendoj se kemi pasur COVID nga janari apo më parë, sëmundja ka ardhur nga Italia. Edhe nga rezultatet që shoh, nuk është një pjesë shumë e lartë e popullsisë që e ka kaluar”, u shpreh Koraqi.

Ndërkohë që shefja e Infektivit, Najada Çomo deklaroi se “Në janar ne kemi fluks të shtuar pacientësh për shkak të ekzistencës së gripit. Që në fund të janarit ne kemi pasur një vëmendje të shtuar, pasi kemi pasur persona të ardhur nga Kina, por nuk ka pasur raste. I përgjigjem zyrtarisht pyetjes, se në Shërbimin Infektiv nuk ka pasur kurrsesi persona të infektuar nga Covid-19 më herët” tha ajo.


Lajmi kryesor:

Rama mbledh Komitetin Teknik: Kujdes valën e dytë të COVID-it! Po punojmë për rihapjen e transportit me autobusë! Pas 18 majit fluturimet


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi