TIRANË- Rritja e numrit të infektimeve në 2 muajit e fundit të 2020, ka sjellë edhe shtim në nivele rekord të kërkesës së qytetarëve për ilaçe të shumëllojshme. Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të muajit dhjetor vlera e importeve të produkteve farmaceutike ka arritur në 25.1 milionë euro, nga 20 milionë që janë blerë në të njëjtin muaj të 2019.
Kjo është një rritje rekord e importit të medikamenteve që nga viti 2005 kur janë edhe të dhënat e para të regjistruara nga INSTAT, kohë kur janë importuar 6.5 milionë euro. Edhe pse ndikimin kryesor në këtë rritje që ka arritur kulmin në muajin dhjetor të vitit të shkuar ka dhënë pandemia COVID-19, po ashtu edhe virozat e ndryshme si pasojë e sezonit të dimrit, kanë shtuar kërkesa për shurup apo paketa të ndryshme për kollën.
Sipas informacioneve të marra pranë farmacive dhe mjekëve, qytetarët në këtë periudhë kërkojnë më shumë medikamente të lidhura me pandeminë të tilla si Vitaminë C, antibiotik të ndryshëm dhe barna të tjera që janë në kurën e pacientëve të diagnostikuar me COVID.
Ndër ilaçet që po blejnë më shumë qytetarët janë paracetamol, brufen, Aspirine, Dexametasone, vitaminë C, Zink, dhe vitaminë D por edhe vitaminat e tjera, takipirinë, kortizon, azitromicinë magnezium enalapril, dhe një sërë antibiotikësh të tjerë (zevofloxacin, Cefrnex, Ceftrioxion 1g injeksion, cefepim 1g injeksion, zevofloxacin injeksion).
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.1%
-
Normal
19.5%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 3178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje
25 Dhjetor 2024, 13:49
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor 2024, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor 2024, 14:25
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor 2024, 11:05
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor 2024, 16:05
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor 2024, 16:34
-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
9 Dhjetor 2024, 18:39
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor 2024, 08:07
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor 2024, 07:52
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor 2024, 14:09