Covid-OBSH: Vaksina do jetë shumë efektive, problem mbetet kohëzgjatja e imunitetit të fituar

Covid-OBSH: Vaksina do jetë shumë efektive, problem mbetet kohëzgjatja e imunitetit të fituar

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH është shprehur i shqetësuar në lidhje me efektivitetin në kohë të vaksinës kundër koronavirusit

Ai tha se ‘problemi është se sa do të zgjasë imuniteti i krijuar pas vaksinimit’

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjithashtu se shumë kompani bioteknike po punojnë për të gjëtur vaksinën.

“Unë mendoj se do të jetë shumë efektive, por problemi i vërtetë do të jetë kohëzgjatja e imunitetit dhe antitrupat neutralizues".

Ndërkohë dje, laboratori gjerman “CureVac” deklaroi se do të procedojë provat klinike të një vaksine kundër koronavirusit

“Bëhet fjalë për një etapë të rëndësishme drejt autorizimit të një vaksine të sigurt dhe efikase kundër COVID-19 për popullsinë në Gjermani dhe më gjerë” – tha Instituti Paul-Ehrlich, në një komunikatë për shtyp.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tashmë ekzistojnë 11 vaksina potenciale kundër koronavirusit, të testuara te njerëzit.

Në fund të prillit, laboratori i parë gjerman “BioNTech” e Mainz në lidhje me laboratorin amerikan “Pfizer”, mori dritën jeshile nga autoriteti rregullator për të filluar provat e para klinike.

“Provat klinike të ‘CureVac’ do të kryhen si pjesë e një studimi me 168 vullnetarë të shëndetshëm, ndër të cilët 144 do të vaksinohen gjatë muajit për të ekzaminuar nëse ata tolerojnë mirë dozat e vaksinave”, theksoi instituti ”Paul-Ehrlich”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur