Covid-Studimi që ngrin shpresat: Temperatuart e larta nuk do ta ndalin koronavirusin

Covid-Studimi që ngrin shpresat: Temperatuart e larta nuk do ta ndalin koronavirusin

Lajme të këqija po mbërrijnë përpara stinës së verës: nxehtësia nuk do të ndalojë koronavirusin, ose të paktën jo këtë valë të parë epidemike. Studimi i kryer nga dy studiues amerikanë nxjerr në pah mënyrën sesi, para se Covid të bëhet sezonal si gripi, do të duhet të humbasë fuqinë dhe të bëhet endemik

Dush i ftohtë mbi të bindurit se nxehtësia e verës mund të ngadalësojë përparimin e koronavirusit. Sipas një studimi amerikan, ndryshimet klimatike nuk kanë të ngjarë të luajnë një rol të rëndësishëm në valën e parë të Covid-19.

Nxehtësia nuk ndalon pandeminë

Këto janë përfundimet e një studimi të Universitetit të Princeton, në New Jersey, i sapo botuar në revistën shkencore ‘Science’.

Përfundimi i studiuesve është se, duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve ende të prekshëm nga koronavirusi dhe shpejtësinë me të cilën ai përhapet, kushtet klimatike nuk do të jenë në gjendje të parandalojnë shumë infeksionin ose përparimin e infeksionit.

"Ne jemi thuajse të bindur se klima e ngrohtë ose e lagësht mund të mos e ngadalësojë virusin, të paktën në fazën fillestare të pandemisë," - tha autori i parë i studimit, Rachel Baker, siç raportohet nga AdnKronos. "Ka njëfarë ndikimi prej klimës te koronavirusi por në përgjithësi, meqenëse ekziston ende një pjesë e madhe e popullatës e prekshme, virusi do të përhapet me shpejtësi, pavarësisht nga kushtet klimatike", thotë studiuesi.

Klima nuk ka asnjë lidhje

Pak nga ne, në realitet, kishin imagjinuar që koronavirusi nuk do të ‘shuhej’ me ardhjen e stinës së verës. Por përhapja e jashtëzakonshme e Covid në vendet e nxehta dhe të lagështa, si Brazili, Ekuadori dhe Australia (për të përmendur disa të tjera), tani pas studimit, na shtojnë dyshimet se vera do ishte ‘e pastër’ nga Covid.

"Nuk duket se klima rregullon përhapjen, të paktën në këtë moment, të infeksionit", thotë Rachel Baker i cili shton se, për momentin hipoteza se mekanizmat si temperaturat dhe lagështia mund të ndikojnë në transmetimin e koronavirusit, nuk dihen me siguri. Ne besojmë se këta faktorë nuk kanë gjasa t'i ndalojnë infeksionet e reja”.

Covid mund të bëhet sezonal

Para se Covid-19 ‘të preket’ nga klima që do të thotë të humbasë fuqinë, në praktikë ai do të duhet të përhapet më pak. "Nëse, siç duket se ka të ngjarë, koronavirus është sezonal," si ai i të ftohtit ", ne mund të presim që ai të stabilizohet për t'u bërë një virus dimëror, pasi të bëhet endemik në popullatë," tha bashkëautori i studimit Bryan Grenfell, i cili kujtoi se, në muajt e ardhshëm, trendi i pandemisë do të ndikohet nga "faktorët e prezantuar nga njeriu, siç janë ndërhyrjet jo-farmaceutike për të zvogëluar kontaktin", por edhe nga elementë që janë akoma të pasigurt "siç është forca dhe kohëzgjatja e imuniteti pas infeksionit, "shtoi ai.

Tre skenarë të mundshëm

Studiuesit bënë disa simulime mbi ndjeshmërinë e virusit ndaj klimave të ndryshme në të gjithë botën, duke hipotezuar tre skenarë: në të parën, Covid-19 do të kishte të njëjtin ndjeshmëri klimatike si gripi, ndërsa, në skenarin e dytë dhe të tretë, në Sars-CoV-2 ai do të ketë sjellje të njëjtë si viruset e zakonshëm të ftohjes. Në të tre skenarët, pra, klima bëhet një faktor i rëndësishëm vetëm kur një pjesë e madhe e popullsisë është bërë imune ose rezistente ndaj virusit. "Sa më shumë rritet imuniteti në popullatë, aq më shumë presim që ndjeshmëria e patogjenit ndaj klimës të rritet", përfundoi Baker.

Studimi italian

Le të shpresojmë, megjithatë, që amerikanët të kanë gabuar. Dy profesorë italianë të Universitetit Shtetëror të Milanos, u shprehën pë gazetën italiane Il Giornale, se nxehtësia dhe lagështia janë armiqtë e koronavirusit. Pas edhe pohimeve të tjera se Covid do ‘vdes’ me ardhjen e temperaturave të larta, çdo gjë mbetet pë tu parë në javët e ardhshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?