"Ç'pate që e bëre", Çiljeta shfaqet e penduar: Isha mirë po ment e kokës thuaj (Foto)

Këngëtarja, Çiljeta XHilaga

Çiljeta nuk e ka nisur karrierën si këngëtare. Në fillmet e saj ajo ishte aktore dhe nëse e mbani mend ka luajtur përkrah aktorit Arben Derhemi në filmin "Ishte koha për dashuri". Vetë këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka postuar një pjesë të këtij filmi. 

"Kur shikon veten 16 vjet me pare "Ishte kohe per Dashuri" me regji nga Ylli Pepo dhe fraza ime preferuar ne gjithe filmin esht Floriiiii ku po shkonnnn,"- shkruan këngëtarja krahas videos. Mirëpo njëra nga fanaset ka pikasur një detaj, pikërisht hundën e artistes.

"Mire e ke pas hunden mi, ç'pate qe e operove,"- shkruan ajo.

"Atë mendova dhe un kur e pash, edhe pse s'ka naj ndryshim të madh. Po hajd mo ment e kokes thuj,"- ja kthen këngëtarja.

(Postim i bërë nga këngëtarja Çiljeta Xhilaga)

Vetëm pak ditë më parë kujtojmë që e ftuar në emisionin "Rudina", këngëtarja Albërie Hadërgjonaj u shpreh e penduar për operacionin e hundës, duke u shprehur se fytyra e saj e ka humbur tashmë shprehinë. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 20/07/2018 10:54

    Shum e punume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase