Cristiano Ronaldo: E kam mbajtur hirin e djalit tim, flas me të çdo ditë

Cristiano Ronaldo: E kam mbajtur hirin e djalit tim, flas me të çdo ditë

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka folur për një nga momentet më të këqija të jetës së tij, atë të humbjes së djalit të tij të porsalindur, i quajtur Angel. Ronaldo ka rrëfyer se nuk dinte si të reagonte dhe se nuk mund ta kuptonte arsyen që i kishte ndodhur kjo tragjedi.

Ylli thotë se ka pasur një kohë të turbullt e të vështirë edhe në fushë, me të ardhmen e tij në Manchester United pas intervistës së tij me Piers Morgan .

“Ka qenë ndoshta momenti më i vështirë që kam pasur në jetën time që kur babai im vdiq”, tha Ronaldo për Morgan në të njëjtën intervistë.

“Kur ke një fëmijë pret që gjithçka të jetë normale, por e ke atë problem... është e vështirë.

"Është një moment i vështirë, sepse ne nuk e kuptonim pse po na ndodhte kjo. Ishte e vështirë. Të them të drejtën, ishte e komplikuar të kuptosh se çfarë po ndodhte në atë moment. Futbolli nuk ndalet, kishim shumë garat. Por ai... Ishte momenti më i vështirë që kemi vuajtur, veçanërisht Gio. Ishte e vështirë.", tha Ronlado.

Ronaldo shpjegoi gjithashtu se si ishte të përjetoje lindjen e një fëmije ndërsa ishte dëshmitar teksa tjetri po vdiste.

"Ndonjëherë përpiqem t'i shpjegoj familjes sime dhe miqve më të ngushtë se kurrë nuk jam ndjerë i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtën kohë," tha Ronaldo .

“Është e vështirë të shpjegosh. Nuk e di nëse do të qash apo do të buzëqeshësh, sepse është diçka ndaj të cilës nuk di si të reagosh, nuk di çfarë të bësh”., shtoi ai.

Ronaldo gjithashtu pranoi se qau teksa kujtoi momentin kur ai dhe Georgina Rodriguez arritën në shtëpi pas lindjes së njërit prej binjakëve dhe vdekjes së tjetrit.

"Gio erdhi në shtëpi dhe fëmijët filluan të pyesin ku është foshnja tjetër, ku është foshnja tjetër?" ka deklaruar Ronaldo.

Ai zbuloi se ka mbajtur hirin e djalit të tij dhe ata janë së bashku me të atin, i cili vdiq në vitin 2005, në një kishëz të krijuar në bodrumin e shtëpisë së tij.

"Më ndihmon të jem një person më i mirë, një baba më i mirë. Jam krenar për këtë... mesazhin që më dërgojnë, veçanërisht djali im."

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale