Cristiano Ronaldo: Ky është
momenti më i bukur në karrierë

Ronaldo është shprehur mjaft i kënaqur pas ndeshjes me Juventusin ku arriti që të shënonte golin e parë dhe të asistone në golin e dytë të Bale, me këtë paraqitje ai u dha përgjigje të gjithë skeptikëve për formën e tij sportive.

“Në pjesën e parë vuajtëm, por në të dytën reaguam si duhet. Mendoj se mund të luajmë shumë më mirë, por ne do ta bëjmë këtë hap pas hapi. Jam shumë i lumtur.

Ky është një moment i madh për karrierën time. Ndjej afeksionin e tifozëve dhe përpiqem gjithmonë të jap më të mirën time.

Nuk shqetësohem për rekordet, ato vijnë në mënyrë natyrale. Është diçka pozitive, por unë dua të fitoj më shumë dhe të jem më i mirë në të ardhmen” përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti