Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo nuk po e përjeton ashtu siç duhet këtë Europian. Bëma e tij e fundit është gjatë një interviste, ku është pyetur nga një gazetar sesi e shikon ndeshjen e sotme me Hungarinë, por Ronaldo duket se është nevrikosur dhe i ka tërhequr mikrofonin duke e hedhur në liqen. Ngjarja ndodhi gjatë stërvitjes së mëngjesit në Lion.
Gazeta gjermane Bild e ka cilësuar arrogant dhe mendjemadh Ronaldon. Mesa duket Ronaldo nuk po shkëlqen në Europian ashtu siç është mësuar dhe nuk po ndal dot nervozizimin e tij.
Portugalia ka sonte ndeshjen decisive kundër Hungarisë ku do të vendoset nese kalon apo jo në fazën tjetër.
/Shqiptarja.com