Cristiano Ronaldo: Serie A kishte 'vdekur', shkova unë dhe interesi u shtua! Kunja për Leo Messin

Cristiano Ronaldo: Serie A kishte 'vdekur', shkova unë dhe interesi u shtua! Kunja për Leo Messin

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka thënë se futbolli evropian po humbet cilësinë dhe vlerësoi rritjen e ligës në Arabinë Saudite. Ndeshja përgatitore mes Celta Vigos dhe Al Nassr tregoi qartë ekuilibrin e fuqisë midis një klubi spanjoll mesatar dhe një prej shpenzuesve më të mëdhenj në tregun e futbollit. Celta mposhti skuadrën për të cilën luan Cristiano Ronaldo me rezultat 5-0.

Një tezë interesante ka hedhur Cristiano Ronaldo pas humbjes bindëse, me portugezin që beson se futbolli europian po humbet cilësinë. "Nuk ka shanse të kthehem në Evropë. Jam 38 vjeç. Futbolli evropian ka humbur cilësinë e tij. E vetmja ligë që është ende e mirë është Premier League", tha CR7.

Ronaldo ende nuk e ka humbur vetëbesimin. "Unë u kritikova kur shkova në Arabinë Saudite, por çfarë tani? Hapa derën dhe tani po vijnë lojtarë të tjerë. Vendimi im ishte çelësi për këtë. Kur shkova te Juventusi, Seria A kishte vdekur. E ringjalla atë. Kudo që unë shkoj, interesi rritet. MLS? Liga saudite është më e fortë", tha Ronaldo duke hedhur kunja për Messin.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore