Cristiano Ronaldo shkarkon trajnerin Rudi Garcia te Al Nassr?

Cristiano Ronaldo shkarkon trajnerin Rudi Garcia te Al Nassr?

Rudi Garcia dhe Cristiano Ronaldo

Al Nassr ka vendosur të shkarkojë trajnerin Rudi Garcia mes pretendimeve se Cristiano Ronaldo nuk është i kënaqur me francezin, sipas të përditshmes në Arabinë Saudite "Okaz".

Skuadra arabe ishte në krye të klasifikimit kur Ronaldo u bashkua në merkaton e janarit, teksa tanimë e shohin veten në vendin e dytë dhe në vështirësi për të fituar titullin kampion. Sipas mediave në Arabinë Saudite, drejtuesit nuk janë të kënaqur me Garcian për shkak të rezultateve, duke marrë vendimin drastik për trajnerin.

Ende klubi i Al Nassr nuk e ka konfirmuar diçka të tillë, teksa edhe Marca në Spanjë bën me dije se klima e tensionuar në ekip dhe rezultatet kanë sjellë diçka të tillë.

Barazimet kundër skuadrave Al-Feiha dhe Al-Fateh, së bashku me humbjen kundër liderëve të ligës Al-Ittihad, kanë grumbulluar presionin mbi Garcian. Ardhja e Ronaldos kishte parë rritje të pritshmërive në klubin nga Riadit, por ata nuk i kanë përmbushur ato.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CAS rrëzon FIFA-n, KF Erzeni kursen 120 mijë euro

CAS rrëzon FIFA-n, KF Erzeni kursen 120 mijë euro