Çuçi në Libohovë: Kur morëm qeverinë në 2013 Shqipëria ishte në rrënim, Gjirokastra rrezikonte të dilte nga UNESCO

Çuçi në Libohovë: Kur morëm qeverinë në 2013 Shqipëria ishte në rrënim, Gjirokastra rrezikonte të dilte nga UNESCO

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi ka kërkuar nga qytetarët votën e tyre duke lënë mënjanë inatet personale, por që të gjithë të bashkohen që PS të fitojë një maxhorancë absolute dhe të mos ketë nevojë për koalicione me parti të tjera për të krijuar qeverinë.

Gjatë një takimi me banorët në Libohovë, Çuçi tha se kur PS mori qeverinë në 2013 Shqipëria ishte drejt rrënimit, ndërsa Gjirokastra rrezikonte të dilte nga UNESCO. Sipas tij vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama mund të çojnë përpara Shqipërinë e së ardhmes.

“Investimet padiskutim që në Libohovë janë të dukshme. Këtu ku jemi tani nuk do të kishim mundur të bënim dot një takim të tillë nëse nuk do të ishte bërë investimi në kuadër të programit të rilindjes urbane. Në 2013 e kemi gjetur Gjirokastrën dhe gjithë Shqipërinë gati në rrënim. Gjirokastra rrezikonte të dilte nga UNESCO. Ne jemi krenarë që vijmë dhe flasim prapë me ju, që prezantojmë çfarë kemi bërë, por me energji të reja, për t’ju thënë se kemi ende projekte për të finalizuar”, tha Çuçi.

Çuçi tha se PS ka vendosur një standard të ri në Shqipëri, sepse thonë çfarë do bëjmë dhe kemi bërë çfarë është thënë.

“Unë jam i sigurt që askush nuk ka dilemë se kush është partia dhe lideri që duhet të vazhdojë ta udhëheqë Shqipërinë, por nuk duhet të humbim asnjë votë. Dhe kjo jo sepse kemi frikë që nuk jemi partia e parë dhe nuk bëjmë dot qeverinë. Jo! Këtë e thotë edhe vetë opozita, vetë sondazhet e saj tregojnë se Partia Socialiste është forca e parë në Shqipëri, forca më e votuar nga shqiptarët. Të mos humbasim asnjë votë, qoftë për neglizhencë apo për inate personale, sepse duhet që të marrim një mazhornacë absolute që ta bëjmë qeverinë të vetëm, pa patur nevojë për koalicione me parti apo individë që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ngadalësojnë shpejtësinë e qeverisjes”, tha Çuçi    

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen