Çuçi: Po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit! Dronë super-inteligjentë për kontrollin e çdo cepi të territorit të Shqipërisë

"Po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit", kështu u shpreh sot Ministri i Brendshëm, Bledi Çuci , ndërsa shtoi se do të përsosen aftësitë në luftën kundër krimeve kibernitike.

Nga Shkodra, ku mori pjesë ne ceremoninë e inagurimit të ambienteve të reja të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Shkodër, Çuçi theksoi po ashtu se do të bëhet një kontroll i imtësishëm i të gjithë territorit të vendit, me dronë super-inteligjentë.

" Veç investimeve në infrastrukturë që le të themi kanë hyrë në një fazë përmbyllëse krahasuar me çfarë gjetëm në vitin 2013, po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit. Do hapim një kapitull të ri në modernizimin e shërbimeve të Policisë së Shtetit nëpërmjet teknologjisë, që do ta shtrimë në të gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit. Me fillimin e këtij mandati të ri qeverisës, do nisim këtë betejë të re në fushën e modernizimit të Policisë së Shtetit. Ky katër vjeçar do shënojë hapin më të madh në lidhje me teknologjinë, që nga përsosja e aftësive në luftën kundër krimeve kibernitike, deri te kontrolli i të gjithë territorit me dronë inteligjentë, super inteligjentë. Kjo është një sfidë qe e kemi vendosur që do ta ndërmarrim, do ta bëjmë Shqipërinë  një vend model të aplikimit të teknologjisë dhe dronëve inteligjentë për të kontrolluan territorin e Shqipërisë, që nga ndërtimet pa leje apo lufta kundër kultivimit të kanabisit e deri në gjërat më të imëta në kontrollin e lagjeve, rrugëve e trafikut", tha ai.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës