Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi prezantoi në Kuvend projektrezolutën anti-korrupsion të PS, e cila kalon sot për votim. Çuçi tha se me reformën në drejtësi kanë rrëzuar ‘monumentin’ e kulturës së pandëshkueshmërisë. Por sipas tij, drejtësia e re, nuk mund t’ia dalë e vetme në luftën kundër korrupsionit, e prandaj vijon puna për reformimin e qeverisjes
Askush më parë, asnjë forcë me peshë, nuk i ka hyrë detit me këmbë për ta pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik. Falë kësaj reforme Shqipëria s’do kishte asnjë shans të shihte atë që po sheh, rrëzimin e monumentit të kulturës së pandëshkueshmërisë. I kemi hapur krijimin e një Prokurorie dhe Gjykate të Posaçme për të dresuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gjithçka që kemi bërë, e kemi për asnjë arsye tjetër veçse fuqizimin e shtetit shqiptar. Askush s’mund ta mohojë që drejtësia vepron e pavarur mbi pushtetin politik. Drejtësia e re nuk mund të jetë e vetmja për çrrënjosjen e këtij fenomeni. Mazhoranca ka filluar dhe vijon pa ndërprerje reformimin e qeverisjes, se besojmë se lufta kundër korrupsionin është shtetbërja përmes sistemeve që mbrojnë qytetarët e paranë publike nga ky fenomen. Kemi bërë shumë dhe kemi arritur jo pak. Këtë e thotë mbi të gjitha vendimi i BE për çeljen e negociatave. Nuk çelte kurrë negociatat e anëtarësimit nëse Shqipëria s’do kishte ndryshuar si dita me natën, krahasimisht me atë çfarë ishte kur nuk jepnin as statutin e vendit kandidat.
Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë kurdo dhe kudo. Kjo është domosdoshmëri që buron nga screeninig dhe nga gjithë detyrat e procesit të anëtarësimit. Në BE nuk do integrohet qeveria. Detyra për të gjithë, është lufta kundër korrupsionit përmes vetëreformimit dhe harmonizimit të përpjekjeve. Shpresoj që me miratimin e rezolutës dhe me dëshirën për ta miratuar të gjithë, sot i hapim rrugën ngritjen e një komisioni të posaçëm me aleatët SHBA e BE, grupet e interesit, për të adresuar jo më dallimet tona, as interesat tona partiake, por procesin e mëtejshëm të shtetbërjes europiane, duke analizuar të gjitha hallkat e shtetit në këtë fazë dhe identifikuar hapat dhe masat që duhen marrë për reformimin e shtetit shqiptar.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Miratohet me 76 vota pro Rezoluta anti-korrupsion e PS, Rama: SPAK nuk preket! 2 deputetë të opozitës kundër, të tjerët s'votojnë
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29