Çudi në spitalin e Beratit, mjeku
kardiolog shërben dhe si gjinekolog

Çudi në spitalin e Beratit, mjeku<br />kardiolog shërben dhe si gjinekolog
E vështirë situata në Spitalin Rajonal të Beratit. Të sëmurët kronikë, presin me orë të tëra në temperatura të larta dhe në kushte aspak të përshtatshme vizitën tek mjeku kardiolog.

Ky i fundit, krejtësisht i vetëm në spital, i duhet të përballojë mbi 100 vizita në ditë.

Këtu nuk ka mjekë të tjerë. Kemi ore që presim në vapë të sëmurë. Të vish nga Poliçani këtu në Berat, vdes. Nuk ke më fuqi të presësh. Nuk as stola për tu ulur. Edi Rama duhet të marrë masa të sjellë mjekë në Berat e jo ti lirë mjekët të ikin jashtë”, janë disa nga reagimet e pacientëve.

Por kardiologu Julian Ranxha, me gradën doktor shkencash, të befason kur shprehet se çfarë i duhet të përballojë gjatë një dite pune në këtë spital. Përveç profilit të tij si doktor zemre, atij i duhet të bëjë edhe gjinekologun me gratë shtatzëna që kërkojnë ndihmë mjekësore.

“Kam shumë ngarkesë dhe i vetëm duhet të përballojë jo vetëm vizitat në Repartin e Kardiologjisë, por edhe konsultat e spitalit, të sëmurët kardiakë të reanimacionit të shtruar në patollogji, konsultat e kirurgjisë për të sëmurët që duhet të operohen, konsultat e gjinekologjisë për gratë shtatëzëna, fëmijët në pediatri që kanë probleme të lindura, ndërkohë që duhet të jetë njëkohësisht në gatishmëri për të gjitha urgjencat nga problemet e zemrës, ditën dhe natën”, thotë mjeku Julian Ranxha.

Kjo situatë duket se ka dalë jashtë kontrollit në këto dite temperaturash të larta, ku sëmundshmëria është shtuar ndjeshëm.

Në disa raste kardiologut Ranxha i duhet të shoqërojë të sëmurët rëndë drejt QSUT në Tiranë për trajtim më të specializuar, duke i lënë ata të Beratit në mëshirë të fatit, pasi e ka të pamundur të jetë në të njëjtën kohë në dy vende.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?



×

Lajmi i fundit

Rita Ora zbulon ‘çelësin’ e një martese të shëndetshme

Rita Ora zbulon ‘çelësin’ e një martese të shëndetshme