‘Çudirat’ e motit, bora mbulon Australinë në mes të verës

‘Çudirat’ e motit, bora mbulon Australinë në mes të verës

Australia Lindore është mbuluar nga dëbora, ndërsa sipas Meteorologëve është përshkruar si një fenomen i rrallë, duke vënë në dukje se shteti nuk ka njohur reshje bore që nga viti 2015.

Paralajmërime për një mot të keq janë lëshuar për një zonë me shtrirje 1.000 kilometër duke përfshirë edhe Sidnein. Banorëve të zonës u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të gjendjes së rënduar të kushteve atmosferike me shira të dendur dhe stuhi të fuqishme ere.

Sipas Meteorologëve, bora në Queensland ka ardhur si pasojë e ajrit të ftohtë nga jugu që duket e pazakontë për një vend me klimë tropikale.

Muaji qershor për Australinë ka shënuar fillimin e dimrit pas një vere përvëluese. Kohët e fundit ky shtet ka përjetuar fenomene të ndryshme të motit që nga thatësirat, përmbytjet apo zjarret në pyje.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 05/06/2019 04:47

    Si eshte e mundur kjo???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë