Çudit 10-vjeçari finlandez, zbulon defektin e ‘Instagramit’, kompania i jep miliona shpërblim

Çudit 10-vjeçari finlandez, zbulon defektin e ‘Instagramit’, kompania i jep miliona shpërblim

Foto ilustruese

Shumë kompani teknologjike ofrojnë shpërblime për personat të cilët zbulojnë defekte në sigurinë e përdorimit të rrjeteve sociale. I tillë është edhe rasti i një djali 10-vjeçar, me emrin Jani, nga Finlanda i cili ka gjetur një defekt në rrjetin më të përdorur ‘Instagram’.

Edhe pse ende nuk e ka një llogari në ‘Instagram’ për shkak të moshës së tij të vogël, ai ka mundur të zbulojë një problem të madh. Shpërblimi që ai ka marrë, ka qenë prej 10.000 dollarë.

Vogëlushi finlandez ka zbuluar një problem të rrjetit, i cili i lejonte atij të fshinte çdo lloj komenti të bërë në Instagram.

“Mund të eliminoja komentet e cilitdo përdorues, edhe vetë të Justin Bieber”, – u shpreh ai në një intervistë të dhënë për revistën finlandeze “Iltalehti”.

Menjëherë pas këtij zbulimi, Jani dhe familjarët e tij kanë vënë në dijeni Facebook-un (që zotëron Instagram-in) nëpërmjet një email-i.

Madje djaloshi e ka vërtetuar zbulimin e tij duke fshirë një koment të Facebook të bërë nga një profil prove. Menjëherë pas zgjidhjes së problemit erdhi edhe shpërblimi i merituar.

Jani nuk është i pari fëmijë që arrin të futet në programin e shpërblimeve të kompanisë, por për momentin është më i vogli. Deri sot Facebook-u ka paguar në total 4,3 milionë dollarë për rreth 800 kërkues të “rrjedhjeve” të tilla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja