Cugar-Renea marrin në mbrojtje 
sigurinë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Përgatitjet për ndeshjen Shqipëri- Serbi, e vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit, Francë 2016, pritet të shoqërohen me masa të forta sigurie. Ato do të shtrihen jo vetëm gjatë ndeshjes në stadiumin e Elbasanit, por që nga momenti i mbërritjes së delegacionit serb në Rinas, transporti drejt Tiranës, në hotel dhe gjatë lëvizjes drejt Elbasanit.

Masat e Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës pritet të jenë te ngjashme me ato që u morën në rastin e vizites së kryeministrit Vuçiç në Tiranë në pranverë të këtij viti.

policia masat
 
Që nga mbërritja në aeroportin e Rinasit, efektivët e forcave speciale të RENEA-s, do të marrin nën ruajtje skuadrën dhe delegacionin serb. Forcat RENEA dhe mjetet e policisë rrugore të Drejtorisë së Policisë së Tiranës do të shoqërojnë autobusin me të cilin pritet të lëvizë ekipi, ndërsa efektivë të Gardës së Republikës do të vendosen në pika kyçe dhe vëzhgimi me qëllim shmangien e çdo incidenti.
 
Disa prej akseve rrugore në kryeqytet do të bllokohen gjatë lëvizjes së ekipit serb drejt Hotel Sheraton, apo edhe në stadium. Ndërkaq mëngjesin e të enjtes, tuneli Tiranë-Elbasan do të mbyllet deri pas mbërritjes së skuadrës serbe në Tiranë. Zona pranë stadiumit, pritet të jetë tërësisht nën kontrollin e policisë ndërsa dy helikopterë “Cugar” të Ushtrisë, do të monitorojnë gjithçka nga ajri.  

helikopter
 
 
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit” nga Ura e Lanës deri te “Sheshi Skënderbej” do të qëndrojë i bllokuar. Gjithashtu segmenti nga Aeroporti i Rinasit, Qafë-Kashari në autostradën Tiranë-Durrës si dhe rrugët dytësore, duke vijuar te mbikalimi i Kamzës, rruga “Dritan Hoxha”, rruga “29-Nëntori”, “Rruga e Durrësit”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali” deri te “Rruga e Elbasanit”.
 
Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nuk do te lejohet kalimi i  këmbësorëve  pranë Hotel “Sheraton’’  dhe  Univeristetit të Arteve si dhe nuk do te lejohet parkimi i automjeteve  në sheshin “Italia”.
 
Bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me Hotel “Sheratonin”.

harta
 
Ditën e ndeshjes

 
Në datë 08 tetor 2015, nga ora 12:00-19:00, do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima”, rruga e “Elbasanit”, tuneli i Elbasanit ku nuk do të lejohen kalimi  mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit.
 
Drejtoria e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës që të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si edhe të përdorin aksin rrugor nga autostrada për të mbërritur në qytetin e  Elbasanit.

policia tirane
 
Ky është një njoftim sensibilizues me anë të të cilit policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të kryeqytetit lidhur me sigurinë dhe rendin në vend.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen