Edison Ypi: Çuni oficerit

Edison Ypi: Çuni oficerit

Edison Ypi

Çuni oficerit nuk ishte i keq, i flliqt, i pabesë, llapaqen, intrigant. Çuni oficerit ishte të gjitha këto bashkë.
Sekretari i partisë duhej rrahur. Drejtori i ndërmarrjes duhej shkelmuar. Spiuni i lagjes duhej pjekur në hell.
Çuni oficerit duhej pështyrë.

Dyzet Djaj mbledhur kok' më kok' për dyzet dit' e dyzet net' nuk do ngjiznin dot një monstër si çuni oficerit.
Vetë oficeri, një derdimen turivarur, një robot, i heshtur, i ngrysur, i vrërët, nuk qe më i keq se pjella e vet, çuni oficerit.
Oficeri nuk pretendonte të ishte më i zi se çuni. Partia, prandaj kishin ideuar çunin, për ta bërë më të gërrditshëm se oficeri.
Mami i çunit të oficerit, gjithashtu, s'qe më e zezë sa çuni oficerit. E vetmja punë që mami i çunit të oficerit dinte të bënte, ishte pritja e përcjellja e dashnorëve kur oficeri ishte me shërbim.
Mami qeflie, kënaqte fantazitë erotike të dashnorëve të panumurt. Këtë e dinin të gjithë. Me përjashtim të babit të çunit të oficerit. 
Çupa e oficerit, edhe ajo, nuk ngjallte urrejtje.
Në familjen e oficerit që gdhihej e ngrysej duke ngrënë slogane e duke përtypur fjalime, ai që me fëlliqësinë e tij të kallte datën, ishte çuni oficerit.
Tabelat e emulacionit socialist, fjalimet për të vjellë, rrenat katastrofike, iniciativat burracake, zotimet e bujshme, që të bënin të shkulje leshrat nga tmerri, s'ishin kurgjë para çunit të oficerit.
Çuni i oficerit ishte zeniti i ligësisë, neverisë, rrezikut, frikës.
Çuni i oficerit ishte i vetmi që me dërdëllitjet e tij prishte heshtjen e vorrezës.
Kongreset, plenumet, mbledhjet, librat, filmat, të gjitha kishin një qëllim: Të evidentonin kreaturën më bastarde, më të ndyrë, më të neveritshme që ka parë bota, çunin e oficerit.
Çuni i oficerit ishte një zezonë që kapërxente çdo përfytyrim.
I skëterrshmi çuni oficerit të shurdhonte me qelbësirllëqe verbale: Për librat e Diktatorit, për rrethimin imperialisto-revizionist, botën e tretë, revizionizmin, revolucionin, Mao Ce Dunin, Kinën, paaftësinë organizative, ngathtësinë e liderëve komunistë botërorë për vënien në rrjesht të proletariatit në vendet e tyre.
Një çun oficeri, një ditë tha: Pika që s'i bie atij Berlinguerit. Çfarë pret ai me gjithatë proletariat që ka ? Pse nuk bërtet ? Pse nuk buçet ? Pse nuk merr shembull nga shoku kurvi ? Ta kishte shoku kurvi proletariatin e tij, revolucioni botëror do kishte triumfuar me kohë nga poli i veriut në polin e jugut, dhe më gjërë.
Çuni oficerit, jo rrallë, nuk ishte çuni oficerit, por produkt i qejfeve të mamit të çunit të oficerit me dashnorët që hynin e dilnin nga mundnin: Nga ballkoni, avllia, dritarja. Madje dhe nga oxhaku. Sterrë nga bloza me sytë që u ndritnin nga qefi që i priste me mamin e çunit të oficerit.
Në këto raste, siç është e kuptueshme, babi i çunit të oficerit, nuk ishte oficeri, por dikush pa lidhje me oficerllëkun, një qefli i përndjekur, një i shpronësuar, ose dikush që kishte marrë disa orë leje nga internimi. E bukura në këto raste qe', se, kopili i sapolindur, me kalimin e kohës, bëhej më çun oficeri se çuni oficerit.
Ndikimi i jetës dogmatike të familjes së oficerit, më tepër se mbi pjellën e vet, mbi pjellën që e kujtonte të vetën, por në fakt ishte e dikujt tjetër, mbeti një dukuri e errët pa një spjegim shterrues.
Çuni i vëllait ose çuni i motrës së oficerit që nuk e kishin as babin oficer as mamin kurvë, ndoshta për shkak të zilepjes ndaj oficerllëkut të tjetrit, ishin edhe ata çuna oficerash, edhe më të tmerrshëm dhe më të përbindshëm se Çuni oficerit.
Pse nga pridhi i kurvës dilnin vetëm çuna oficeri njëri më i zi se tjetri, kjo mbeti përgjithmonë enigmë.
Jo rrallë ndodhte që dy a më tepër miq pa lidhje me botën e oficerllëkut bënin qef me të njëjtën mami të të njëjtit çun oficeri.
Kur ndodhte që ky kombinim merrej vesh, mes kazanovëve të mamit të çunit të oficerit plaste sherri: I kujt është çuni oficerit që do dali nga kalërimet tona mbi mamin e çunit të oficerit ? Shkenca ç'thotë ? Laboratorët ç'bëjnë ? Biologjia a na ndihmon ta gjejmë ? Cilat janë shenjat se çuni oficerit që pas pak do shohi dritën e Diellit, do jetë i imi apo i yti, i këtij apo atij, i këtyre apo atyre në rast orgjie ?
Çuni oficerit sot ka rrëmbyer flamurin e të qënit ultramodernist. Frekuenton lokale ku mblidhen të ngjajshmit e vet, çunat e oficeravet.
Çuni oficerit nuk është i pa kënaqur me zhvillimet. Përhap ide politike fashiste nga babi oficer, komuniste nga mami kurvë.
Çuni oficerit, spiun i atëhershëm, hajduti i tanishëm, që dallohet nga barku i fryrë dhe surrati prej miu, po bën kërrdinë. Ka përmbytur OJQ-të. Ka ndikim në politikë dhe pushtet. Bën biznes. Fiton me buldozer. Vjedh me eskavator. Ka disa vila dhe disa makina. Tymos hashash. Bën pushime nëpër ishuj.
Veç një problem s'po e zgjidh dot çuni oficerit: Shpenzimet e shumta nëpër farmacira.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aleks: 20/07/2021 07:57

    Edhe idjotet. Jetojne gjate. Por jetegjatesia e idjoteve nuk eshte normale. Pas idjotsise, latticini dhe behen edhe tè cmendur. Yp yoi

    Përgjigju
  • miri: 19/07/2021 16:47

    Idjot i lindur

    Përgjigju
  • Tata: 19/07/2021 12:59

    Ky ka nevoje per nje mjek te mire,sidomos per ndjenjen e thelle te inferioritetit dhe pazotesine te kuptoje qe ska asnje dallim as ky nga ata qe e torturojne ne gjume

    Përgjigju
    • Ish oficeri:: 19/07/2021 16:30

      Me sa dij une edhe per keta te perndjekurit sherbimi mjeksor eshte falas!?

  • Nick: 19/07/2021 12:30

    Ky ypi qypi eshte nje idiot qe se ka shokun,si ja botojne shkrimet se kuptoj,po oficeret çfare i kane bere,ne kohen e dulles e nder pjeses e popullsise me te lodhun e te pa respekruar qe dergonin sa ne mal e fushe e kurr ne vendin e tyre,e perveç asaj rroge skishin asnje mundesi me vjedh ndoj gje si pjesa ma e madhe e popullit ne kohen e dulles.

    Përgjigju
  • Arben: 19/07/2021 09:41

    Zoti Ypi, frustrimi i femijrise tende, nuk duhet te bjeri mbi edukimin patriotik te brezave te sotem. Te godasesh me kete gjuhe vulgare ata qe mund te jete te fundit qe preken nga semundjet qe ka shoqeria ne nje shtet, do te thote qe qellimi jote, dhe i atij qe te pranon te publikosh shkrime te tilla, jane large se qeni per te pasur nje shtet te forte, dhe te gjitha te mirat e tjera qe vine se qeni nje shtet i tille, pra po minioni ti dhe kryeredaktori, me dashje apo jo, te ardhmen e nje kombi, duke vrare shpirtin patriot te tij. Z. Ypi, je nje i mjer qe nxjerr buken duke vjelle ate qe te tjeret te thone te vjellesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!